LAJMI I FUNDIT:

Gruaja nga Florida fotografon aligatorin duke ngrënë një tjetër të llojit të vet

Gruaja nga Florida fotografon aligatorin duke ngrënë një tjetër të llojit të vet

Një banore e Floridës mbeti e habitur kur teksa vraponte hasi në një aligator që e hante një tjetër të llojit të vet.

Sue Edwards e cila jeton në Charlotte County ishte duke ecur rreth liqenit në Babock Ranch kur u përball me dy zvarranikët.


Për të qartësuar pamjen ajo u afrua më shumë dhe e kuptoi se sa e çuditshme ishte ajo se çfarë po shihte, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Kur u afrova pashë diçka në gojën e tij dhe fillimisht mendova se ishte gjarpër, por kur u afrova më shumë e vura re se ishte një aligator më i vogël”, tha Edwards.

Bëhet e ditur se përpara se të vazhdonte me vrap, ajo ndaloi dhe i shkrepi disa fotografi pamjes jo fort të zakonshme.

Gjithashtu, Edwards u dha paralajmërim edhe njerëzve me të cilët takohej gjatë rrugës, duke i lënë ata të kuptojnë se çfarë i pret përpara.

Ndryshe, Komisioni për ruajtjen e Peshkut dhe Botës së Egër në Florida, tha se aligatorët shpesh mund të hanë edhe njëri tjetrin, pasi kjo nuk është hera e parë që një zvarranik i tillë shihet duke e ngrënë një tjetër të këtij lloji. /Telegrafi/