Nga: Marco Denevi
Përktheu: Bajram Karabolli
Një ditë milingonat, popull përparimtar, shpikin perime artificiale. Është si një qull i ftohtë me shije metalike. Por, të paktën nuk kanë më nevojë të dalin jashtë labirintit të tyre për të kërkuar perime natyrore. Kështu do të shpëtojnë nga zjarri, nga helmet, nga spërkatjet insektvrasëse. Meqenëse numri i milingonave rritet vazhdimisht, pas një kohe ato shtohen aq shumë nën tokë saqë lind nevoja që labirinti i tyre duhet të zgjerohet.
Galeritë shumohen, kryqëzohen, përfundojnë duke u ngatërruar në një Katakomb të Madh, nën drejtimin e vetëm një Milingone të Madhe. Për siguri, daljet nga jashtë janë të mbyllura plotësisht. Brezat shtohen duke ndjekur njeri-tjetrin. Duke qenë se kurrë nuk i kapërcejnë dot kufijtë e Katakombit të Madh, atyre u duket se ai është vetë Universi i Madh. Por, ndërkohë, një milingonë humbet nëpër labirintet e galerisë dhe, duke u endur sa andej-këtej, dallon një dritë të largët, një vezullim drite. Afrohet dhe zbulon një gojë daljeje, mbyllja e së cilës është çarë. Me zemrën që i rreh fort, milingona del në sipërfaqen e tokës. Shikon një mëngjes. Shikon një kopsht. Shikon filiza bari, gjethe, gonxhe, sytha, petale, vesë … Shikon një trëndafil të verdhë.
Dhe, papritmas, tek ajo zgjohen të gjitha instinktet e dikurshme. Ajo turret mbi bimët e vërteta dhe fillon t’i presë, t’i shkurtojë dhe t’i hajë. Ndjehet e lumtur. Pastaj, duke u lëpirë, vendos të kthehet në Katakombin e Madh për të dhënë lajmin e gëzuar. Sulet te motrat e saj dhe, duke bërtitur, përpiqet t’u shpjegojë se çfarë ka parë: “Lart … dritë … kopsht … gjethe … gjelbërim … lule…”! Milingonat e tjera nuk kuptojnë asnjë fjalë të vetme nga ajo gjuhë e dalldisur. Ato besojnë se milingona është çmendur dhe e vrasin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!
Udhëtimet e Çelebiut në Shqipëri
Futuristët janë brumë për fashistë të shkëlqyer!
Fotografia e hershme, në trojet shqiptare
Tetë perandorët më të përgjakshëm të historisë së Romës
Perandorët dhe strategët ilirë të Romës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles