LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Një hajdut i cili u kap nga kamerat duke goditur me thikë një shofer për t’i vjedhur biçikletën, është dënuar me gjashtë vjet e gjysmë burg.

Pamjet tronditëse të sulmit i cili ndodhi me 1 korrik të vitit të kaluar, tregojnë Lewis Livingstone, 19 vjeç, duke shkelmuar viktimën 28 vjeç dhe duke e detyruar atë të zbresë nga motoçikleta.


Bëhet e ditur se Livingstone nga Enfield, Londër, përveç sulmit me thikë, është dënuar dhe është shpallur fajtor edhe për tentativë grabitje dhe posedim arme, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, ai është dënuar me kusht për një vepër të mëparshme, për të cilën do të vuajë një dënim prej 18 muajsh, duke e çuar totalin në tetë vjet burgim.

Pas sulmit, viktima ka marrë ndihmë mjekësore përpara se të dërgohej në spital, ku rezultoi se nuk ishte në rrezik për jetën.

Por, ai pretendon se “ende nuk e ka kaluar tronditjen dhe frikën” si rezultat i sulmit.

“Ende nuk e kam kapërcyer tronditjen dhe frikën. E kalova natën në spital duke pasur makthe. Ende kam shumë dhimbje. Tani jam në radhë duke pritur për operacionin tim”, tha viktima. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Kalo në kategori