LAJMI I FUNDIT:

Hyri fshehurazi në morg dhe i preu veshin vëllait të ndjerë: Kur u kap, dha një shpjegim të çuditshëm para policisë australiane

Hyri fshehurazi në morg dhe i preu veshin vëllait të ndjerë: Kur u kap, dha një shpjegim të çuditshëm para policisë australiane

Mediat australiane po merren me një histori mjaft të çuditshme.

Në qendër të saj, Jian Zong Li nga Sydney u dënua për prerjen e një pjese të veshit të vëllait të tij të ndjerë, Jian Ming Li në ditën e funeralit të tij.

Ming Li vdiq në moshën 58-vjeçare nga sëmundja e mushkërive dhe vëllai i tij dyshoi se djali i të ndjerit, Cheng Zhang Li, kishte lidhje jashtë martese.


Nëse konfirmohej se është e vërtetë, i riu nuk do të kishte të drejtën e trashëgimisë, e cila përfshinte një shtëpi milion dollarësh në periferi të Sydneyt, Petersham.

Zong Li pranoi të tregonte versionin e tij për shfaqjen televizive “A Current Affair”, raporton dailystar.

“Vëllai nuk ka lënë testament të vlefshëm. I kërkova Cheng të bënte një test të ADN-së, por ai nuk pranoi. Prandaj e ndjeva detyrimin t’i marr gjërat në dorë”, ka shpjeguar ai.

Ai pretendon se drejtori i funeralit refuzoi një kërkesë për të marrë një mostër të lëkurës ose flokëve nga i ndjeri.

“Nuk kisha zgjidhje, disa orë më vonë do të digjej. Hyra brenda me djalin tim dhe ia preva një pjesë të veshit”, tha ai.

Vëllai shton se nëna e tyre (91) është dashur ta marrë trashëgiminë, pasi është në gjendje të keqe financiare.

Ai e vendosi një pjesë të veshit në një qese plastike, pastaj në një enë qelqi dhe në fund në frigorifer.

Plani i tij u zbulua vetëm kur ai u përpoq të merrte një vërtetim nga zyra e funeralit. Shërbimi kompetent ka njoftuar menjëherë familjarët e të ndjerit.

Oficerët më vonë erdhën në banesën e Zong Li dhe gjetën një pjesë të veshit në frigorifer. Ai pranoi atë që bëri në Gjykatën e Burwoodit dhe u gjobit me 1500 dollarë.

Cheng më vonë u zbulua se ishte djali legjitim i të ndjerit Jian Ming Li. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Evropa
Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur

Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur

Botë
Ministri i Jashtëm francez thotë se nuk ka 'vija të kuqe' në mbështetjen e Ukrainës

Ministri i Jashtëm francez thotë se nuk ka 'vija të kuqe' në mbështetjen e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori