LAJMI I FUNDIT:

Policia publikon fotot e vëllezërve Berisha që kërkohen si të dyshuar për vrasjen e dy personave në Prishtinë

Policia publikon fotot e vëllezërve Berisha që kërkohen si të dyshuar për vrasjen e dy personave në Prishtinë

Polica e Kosovës ka publikuar fotografi të dy personave që dyshohet për vrasje të dyfishtë të martën në Prishtinë.

Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personave të dyshuar.


Personat e dyshuar janë vëllezërit Ahmet (Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha.

Sipas policisë, deri me tani janë ndërmarrë një sërë veprimesh, kërkimi i vazhdueshëm, bastisja e disa lokacioneve etj.

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë
Lexo po ashtu Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Personat e dyshuar vazhdojnë të ndodhen në arrati, andaj policia thotë se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personave të dyshuar na kontaktoni direkt në: E-mail: info@kosovopolice.com.

E gjithë ngjarja e këtij incidenti me armë zjarri u zhvillua në mes dy grupeve në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë.

Një burrë vdiq dje në vendin e ngjarjes, më 26.03.2024 dhe një grua tjetër vdiq sot, më 27.03.2024 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e këtij incidenti.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima Z.G. 48-vjeçare, është qëlluar nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj, nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rast./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore

Sveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore

Lajme
Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë

Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë

Lajme
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Lajme
Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë

Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë

Politikë
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh

Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh

Lajme
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Kalo në kategori