Ligji i ri për rregullat e trafikut, i cili do të hyjë në fuqi nga data 3 prill i këtij viti, parasheh gjoba të larta për shkelësit e rregullave në komunikacion.
Ekspertët thonë se ligji, i cili synon rritjen e sigurisë rrugore, ka mangësi dhe shprehen skeptikë për zbatimin e tij, ndërsa qytetarët kërkojnë ashpërsimin e gjobave.
Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti, ka thënë për KosovaPress se para hyrjes në fuqi të ligjit është dashur të fillohet me përdorimin e kamerave dhe radarëve mobilë dhe statikë, pasi problemi qëndron te identifikimi i personave që shkelin rendin dhe ligjin në trafik.
“Ligji i ri për komunikacionin ka mangësi. Përveç se ka mangësi e kundërthënie, pjesa e ligjit është edhe problematike që fillimisht nuk kanë marrë masa të tjera, pastaj të rrisin çmimin e gjobave. Fillimisht është dashur radarë mobilë statikë dhe kamera nëpër qytet, në akse rrugore që ndryshe quhet inteligjencë artificiale, dhe nëse nuk kishte pasur ngritje të vetëdijes, dhe unë besoj fuqishëm që do të ketë pasur, atëherë do të kishim marrë masën e dytë preventive që do të ishte ngritja e çmimit të gjobave, sepse ne kemi problem t’i selektojmë personat, të cilët po shkelin rendin dhe ligjin në komunikacion, dhe jo me policë që nuk po dënojnë, sepse gjoba ka mjaftueshëm. 01:33 Prapë do të vazhdojmë ndoshta disa ditë, me disa reagime të vogla të policisë. Unë mendoj që efekti nuk do të mbërrihet,” tha Ahmeti.
Ndërsa, qytetari Shaip Dushi ka thënë për KosovaPress se gjoba prej 150 eurosh nuk është asgjë në krahasim me dëmin që mundet të shkaktohet në shëndet, si pasojë e mos përdorimit të rripit të sigurisë në trafik.
“Gjobat në komunikacion nuk janë të larta. Për një rrip të sigurisë, që nuk e ke ngjitur gjatë vozitjes, ose ti apo pasagjeri, shkaktohet një aksident. Ndoshta ajo 150 euro gjobë nuk është asgjë në krahasim me dëmin që mund të shkaktojë në shëndet, si pasojë e mos ngjitjes së rripit…00:44 Në këtë formë duhet shtrënguar me ligj dhe dënime, ndoshta ‘dhunshëm’ do të vetëdijesohen, se kështu vetëm ‘hajt’ të vetëdijesohen, te ne nuk e kemi atë vetëdije,” ka thënë Dushi.
Po ashtu, Nol Sokoli i cili ka të njëjtin mendim thotë se gjobat nuk janë të larta pasi sipas tij, shumica e ngasësve përdorin telefonin gjatë ngasjes së veturës. Ai thotë se ligji i ri nuk do të gjejë zbatim në praktikë.
“Unë mendoj që gjobat, nuk është çmimi i lartë, sepse 90 për qind të vozitësve përdorin telefonin. I kam parë në semaforë brenda një minute, diku nëntë persona kanë pasur telefona në dorë. Nuk besoj që është gjobë e madhe, bile duhet t’i rrisin sistematikisht. Mendoj se ligjin e kanë sjellë, por nuk do ta zbatojnë,” ka thënë ai.
Ndryshe, sipas ligjit të ri, gjoba për mos vendosjen e rripit të sigurisë do të kushtojë 150 euro, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes 100 euro për herën e parë dhe 500 euro për herën e tretë. Ndërkaq, për shpejtësi do të varet se sa do tëtejkalohet shpejtësia për kilometër në orë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shkolla e Cërnilishtes në gjendje të mjerueshme, prindërit: Fëmijët janë të rrezikuar nga punimet e stërzgjatura ndërtimore
Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët
Mickoski: Do të ishte tradhëti nëse do të thoja se çështja maqedonase ka përfunduar
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë
Haradinaj pritet në Pentagon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar