LAJMI I FUNDIT:

Armë të gjata e armë të shkurta u përdorën në konfliktin e mbrëmshëm në Prishtinë, ku mbetën të vdekur dy persona

Armë të gjata e armë të shkurta u përdorën në konfliktin e mbrëmshëm në Prishtinë, ku mbetën të vdekur dy persona

Dy qytetarë kanë mbetur të vdekur nga rasti i djeshëm i gjuajtjes me armë në Prishtinë, derisa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar, derisa dy persona të tjerë janë ende në arrati.

Nga hetimet e para që janë kryer deri më tani, dyshohet se në rast janë përdorur armë të gjata, e armë të shkurta.


Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi në një intervistë për KALLXO ka thënë se në vendin e ngjarjes, hetuesit kanë arritur të gjejnë gëzhoja të plumbave që i takojnë armëve të gjata dhe të shkurta.

Ai tregoi se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar, e se të angazhuar në rast janë një numër i konsiderueshëm i hetuesve policorë e edhe personave të tjerë kompetent, për të zbardhur rrethanat e këtij rasti, e edhe për të arrestuar dy personat e dyshuar, të cilët tashmë janë identifikuar.

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë
Lexo po ashtu Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

E gjithë ngjarja e këtij incidenti me armë zjarri u zhvillua në mes dy grupeve në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë.

Një burrë vdiq dje në vendin e ngjarjes, më 26.03.2024 dhe një grua tjetër vdiq sot, më 27.03.2024 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e këtij incidenti.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima Z.G. 48-vjeçare, është qëlluar nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj, nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rast.

“Në këtë rast katër persona kanë marrë lëndime nga arma e zjarrit (dy nga ta lëndime të rënda), ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime nga goditja e njërit prej automjeteve të përfshira në rast” – thuhet në njoftimin e Policisë më 27.03.2024.

Sipas Policisë, janë në kërkim të dy personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e forcave të rendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Vërshime në Prishtinë, rruga

Vërshime në Prishtinë, rruga "Ali Pashë Tepelena" shndërrohet në liqe

Komunat
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s

Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s

Lajme
E rrahin e më pas ia vjedhin telefonin dhe paratë, arrestohen tre të dyshuar në Fushë Kosovë

E rrahin e më pas ia vjedhin telefonin dhe paratë, arrestohen tre të dyshuar në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori