Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u ka bërë thirrje thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që t’i japin përparësi zgjerimit e po ashtu t’i ofrojnë mundësitë e premtuara për të gjithë rajonin tonë.
Ai në takimin e 11-të i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, ka thënë se përshpejtimi i procesit të anëtarësimit është imperativ duke kërkuar veprim të shpejtë nga shtetet anëtare për ta avancuar aplikimin e Kosovës, duke shtuar se nuk kërkojnë procedura të pandershme nga ana e BE-së, porse procedura strikte dhe të bazuara në drejtësi dhe meritokraci.
Konjufca ka thënë se ka punë për të bërë në këtë rrugëtim, pasi siç tha ai, sfidë mbetet korrupsioni, sidomos në sistemin prokurorial e gjyqësor.
“Ne jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për t’i adresuar sfidat tona në mënyrë që të avancojmë tutje në integrimin tonë drejt BE-së. Sa i përket progresit dhe sfidave e reformave të nevojshme për integrim, ne pranojmë se ka ende punë për të bërë. Njëra ndër sfidat e mëdha mbetet korrupsioni, sidomos për sistemin tonë prokurorial dhe gjyqësor, por ne duhet t’i vazhdojmë reformat në lidhje me sundimin e ligjit dhe për të drejtat e njeriut, e këto do të na mundësojnë të krijojmë kushte edhe më të mira për qytetarët tanë, ashtu që ta mbështesim zhvillimin tonë shoqëror dhe t’i përmbushim në të njëjtën kohë edhe kriteret e BE-së, që na ndihmojnë që reformat të jenë të qëndrueshme”, ka theksuar Konjufca.
Konjufca ka thënë po ashtu se dialogu i ndërmjetësuar nga BE mes Kosovës dhe Serbisë është një komponent e rëndësishme e bashkëpunimit tonë rajonal. Ndërsa, ka shtuar se vazhdojnë të jenë të përkushtuar për të punuar së bashku që t’i zgjedhin çështjet në këtë drejtim.
“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE mes Kosovës dhe Serbisë është një komponent e rëndësishme e bashkëpunimit tonë rajonal. Ne jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për t’i zgjidhur çështjet e pazgjidhura ende dhe për të promovuar paqen e stabilitetin në rajon. Ne besojmë se vetëm njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është pjesa thelbësore e marrëveshjes përfundimtare gjithëpërfshirëse si parakusht i domosdoshëm që të dyja vendet të përparojnë në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane. Përkushtimi i palëkundur i Kosovës për anëtarësim në BE është si një fanar i shpresës, i cili i reflekton aspiratat e qytetarëve tonë për demokraci e prosperitet. Potenciali transformues i procesit të integrimit në BE është parësor, duke theksuar domosdoshmërinë konsolidim demokratik, kohezion socio ekonomik, si dhe rritje të qëndrueshme afatgjatë”, tha ai.
Konjufca ka thënë po ashtu se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022 ishte dhe vazhdon të mbetet moment historik për vendin.
Ai ka kërkuar veprim të shpejtë nga shtetet anëtare të BE-së për të avancuar aplikimin e Kosovës në anëtarësim në Këshillin e Evropës, teksa shtoi se Kosova mbetet e palëkundur në përpjekjet e saj për integrimin evropian, për demokraci dhe barazi.
Në fjalën e tij, ai ka theksuar se nuk po kërkojnë procedura të pandershme nga ana e BE-së në këtë drejtim porse procedura strikte dhe të drejta.
“Përshpejtimi i procesit të anëtarësimit është imperativ duke kërkuar veprim të shpejtë nga shtetet anëtare për ta avancuar aplikimin e Kosovës dhe për të forcuar mbështetjen institucionale për reformat që përmirësojnë jetën e përditshme të popullsisë së Kosovës. Ne nuk kërkojmë procedura të pandershme nga ana e BE-së, ne po kërkojmë procedura strikte dhe të bazuara në drejtësi dhe meritokraci. Përafrimi i Kosovës në politikat e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, veçanërisht si përgjigje ndaj sfidave globale, tregon edhe përkushtimin tonë ndaj BE-së, bashkëpunimit rajonal dhe nismave gjithëpërfshirëse. Miratimi i kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës po ashtu e nënvizon edhe përkushtimin e vendit tonë ndaj bashkëpunimit dhe integrimit ndërkombëtar…Kosova mbetet e palëkundur në përpjekjet e saj për integrimin evropian, për demokraci dhe barazi. Besojmë se BE nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor, dhe ju bëjmë thirrje vendeve anëtare të BE-së që t’i japin përparësi sidomos zgjerimit po ashtu t’i ofrojnë mundësitë e premtuara për të gjithë rajonin tonë ”, tha Konjufca.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës
Deri të mërkurën reshje shiu, nga e enjtja nis përmirësimi i motit në Maqedoninë e Veriut
Dosja e SPAK: Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vrasësish me pagesë nga Kosova
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit