LAJMI I FUNDIT:

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Një person është plagosur sot në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.


“Sot rreth orës 13:40 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person”, ka theksuar Ahmeti.

Tutje, Ahmeti ka shtuar se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit./Telegrafi/