LAJMI I FUNDIT:

Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Pronari i një veture Tesla që po tradhtuan gruan, ka zbuluar se pabesia e tij mund të zbulohet nga gruaja përmes aplikacionit të veturës.

Ky burrë shpërndau gjetjet e tij në internet, duke theksuar në një postim në Reddit se ajo në teori mund ta sheh se ku ai po e nget veturën, sa shpejtë lëvizë, ku e parkon dhe nëse është dikush me të në veturë, transmeton Telegrafi.


Derisa akoma nuk është zënë nga gruaja, ai tha për Daily Mail se me këtë veprim dëshiron të paralajmërojë tjerët që të jenë më të kujdesshëm.

Postimi i tij ka marrë mbi 140 komente, ku një përdorues i propozoi që të fikë telefonin me qëllim që gruaja e tij të mos ketë qasje në aplikacion – derisa tjerët i bënin thirrje t’i qëndrojë besnik gruas.

“Tesla po vret OPSEC-un tim”, ka shkruar ai në rrjetin social. ‘Opsec’ është shkurtesa e inteligjencës ushtarake për ‘siguri operacionale’, që do të thotë hapat që ndërmerrni për të siguruar që një armik nuk do të zbulojë taktikat tuaja. /Telegrafi/