Xhaferi-Silvestri: Është i nevojshëm orientimi evropian i Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Talat Xhaferi, ka takuar SH.T. Andrea Silvestri, ambasador i Republikës së Italisë në vend, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.
Në takim, theksojnë nga atje, u theksua miqësia e madhe dhe e sinqertë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, e krijuar në 30 vitet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet shteteve. Sot, të dy vendet, konstatuan bashkëbiseduesit, kanë marrëdhënie dypalëshe shumë të zhvilluara dhe janë partnerë të besueshëm në Aleancën e NATO-s.
“Republika Italiane, siç u theksua, është një mbështetëse e fortë dhe e madhe e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha proceset demokratike dhe reformuese. U theksua veçanërisht roli i rëndësishëm i Republikës së Italisë në integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor dhe konkretisht të Maqedonisë së Veriut në një proces efikas, dhe çfarë mbështetje merr vendi ynë.
Po ashtu, krahas marrëdhënieve politike, mbrojtëse dhe kulturore, u konstatua se po zhvillohen edhe marrëdhëniet ekonomike, të cilat shënojnë trend të përparimit, duke qenë se Italia është ndër 10 partnerët më të mëdhenj tregtarë dhe investues të Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Xhaferi falënderoi për Monografinë e botuar me rastin e 30 viteve të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Italisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar si një dëshmi të vlefshme për brezat e ardhshëm, për miqësinë e thellë dhe produktive ndërmjet vendeve në rajon dhe në kontekstin evropian. Personalisht, shprehu kënaqësinë që ka mundësi nga pozita e Kryeministrit të vazhdojë të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet shteteve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Në takim, shtojnë nga atje, u diskutua edhe për zgjedhjet e dyfishta të ardhshme në vendin tonë. Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare konsiderohen të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme, duke pasur parasysh nevojën për të konfirmuar orientimin evropian të Maqedonisë së Veriut, si për cilësinë e jetës së qytetarëve në vend, ashtu edhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe rrjedhimisht të Evropës./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive