LAJMI I FUNDIT:

Pastrohet një model Jaguar i rrallë pas mbi 30 vitesh i mbyllur në hambar

Pastrohet një model Jaguar i rrallë pas mbi 30 vitesh i mbyllur në hambar

Së fundmi, në rajonin verior të gadishullit të Miçiganit është zbuluar një model i veçantë Jaguar i vitit 1964, i ruajtur në një hambar që nga mesi i viteve 1990.

Tani, përveç që “po thith pak ajër” dhe po pastrohet pas kaq shumë kohësh, Jaguar është vendosur edhe në shitje.


Lajmin e ka bërë të ditur YouTuberi, Detail Dane me anë të një videoje në YouTube, duke theksuar se ende nuk dihet se pse Jaguar ishte parkuar në hambar që shumë kohë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Pas largimit të shtresave të mëdha të papastërtisë, veturës i është kthyer ngjyra e bardhë e shndritshme. Brendësia e saj ishte e dëmtuar nga minjtë kudo, ndërsa në bagazh i janë gjetur një gomë rezervë origjinale dhe një kuti veglash Jaguar.

Rezultati përfundimtar pas pastrimit duket të jetë befasues por edhe i kënaqshëm.

Por, edhe pse ky model është mjaft i rrallë, pronari i tij ka vendosur ta shesë atë.

E publikuar në internet fillimisht në gjendjen kur u gjet në hambar dhe pas pastrimit, vetura po shitet për 10 mijë dollarë (mbi 9 mijë euro).

Bëhet e ditur se të ardhurat nga shitja do të shkojnë për organizatën Little Traverse Conservancy, organizatë kjo jofitimprurëse e përkushtuar për ruajtjen e tokës në SHBA. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Auto
Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Auto
Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Auto
Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Auto
Kalo në kategori