I vini re këto detaje në vizatim? Ato mund të tregojnë kreativitetin dhe talentin e fëmijës
Shumë të vegjëlve u pëlqen shumë të vizatojnë, por nëse edhe në moshën më të hershme tregojnë vëmendje në paraqitjen e njerëzve, deri në detajet më të vogla, si bizhuteritë e vogla apo pozat e trupit, bëhet fjalë për një fëmijë të jashtëzakonshëm
Sipas një studimi të vitit 2016, fëmijët e talentuar të moshës shtatë deri në nëntë vjeç përdorin dhjetëra “terme të veçanta” kur vizatojnë qenie njerëzore.
Nëse vizatimet e fëmijës suaj tregojnë ndonjë nga këto, ju mund të jeni duke rritur një gjeni apo edhe një fëmijë shumë të talentuar.
Studiuesit analizuan vizatimet e 120 fëmijëve dhe identifikuan 30 detaje kryesore që mund të jenë një shenjë e talentit, transmeton Telegrafi.
Nga 47 fëmijë shumë të talentuar të përfshirë në studim, 20 prej tyre vizatuan një ose më shumë nga këto objekte në përshkrimin e njerëzve. Këto janë gjëra të tilla si grimi i syve, njollat, mjekra ose mustaqet, bizhuteritë, kravatat, fjongot ose pikat në fustane, xhepa.
Studiuesit vunë re gjithashtu qasjen unike të fëmijëve të talentuar për të portretizuar një person, si koka e kthyer anash ose duart në xhepa ose pas shpine.
Megjithatë, kini kujdes që të mos i ngatërroni këta tregues të mprehtësisë dhe talentit me një test inteligjence. Ky studim nuk mat inteligjencën, thotë Sven Mathijssen, bashkëautor i studimit nga Qendra për Studimin e Dhuntisë në Universitetin Radboud në Holandë.
Testet e inteligjencës japin vetëm një përgjigje të saktë dhe të gabuar, për të cilën ekspertët thonë se nuk është gjithmonë një masë adekuate e kreativitetit të një fëmije – dhe mund të jetë një tregues tjetër i talentit.
Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se jo të gjithë fëmijët e talentuar do t’i vizatojnë këto detaje në vizatimet e tyre. Në fakt, paralajmëron Mathijssen, këto objekte mund të mos gjenden në vizatimet e fëmijëve më të vjetër se 10 vjeç. Ndërsa fëmijët arrijnë moshën shkollore, ata priren të “ndikohen negativisht” nga mjedisi i shkollës, mësuesit dhe shokët e klasës, duke i bërë ata më pak të prirur për të shtuar lirinë krijuese në punën e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa lindje me operacion mund të ketë një grua?
Pse partneri juaj ka qejf t’i shikojë femrat tjera?
Ja si duket në të vërtetë një prerje cezariane: Çdo detaj regjistrohet, nga prerja e parë deri te qepja e fundit
Hailey e bëri sërish! Modelja vendosi një trend të ri
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash
Kendall Jenner zbulon se vuan nga kjo sindromë, e cila nuk e lejon të shijojë arritjet e saj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron