LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për Epopenë e Dukagjinit: Gllogjani ndodhi për shkak të Prekazit – nuk e lëshuam këtë tokë në asnjë ditë të luftës

Haradinaj për Epopenë e Dukagjinit: Gllogjani ndodhi për shkak të Prekazit – nuk e lëshuam këtë tokë në asnjë ditë të luftës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me rastin e shënimit të 26 vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, u shpreh se “Gllogjani ndodhi për shkak të Prekazit”, duke iu referuar betejës 26 vjet më parë.

“Nga dita e betejës në Prekaz, u mobilizuam Dukagjini të gjithë, në një përgjigje me luftë, me zjarr, me sulme, pas asaj që ndodhi në Prekaz. Kuptohet, edhe frikën e kishim, për shkak se ishte në pyetje rrjedha e luftës, jo veç çka do të ndodhte, nëse do të sulmoheshim në, a do të vriteshim të gjithë ne, por çfarë do të ndodhte me luftën. Pra, keni parasysh, dy herë frikë. Një herë për jetën e secilit, e dyta për fatin e luftës sonë”, ka thënë Haradinaj.

Ai më tej ka shtuar se janë vra do djem të mirë që i kujtojmë sot, djem të zotë, por nuk u vra lufta atë ditë.


“Pra kjo është me rëndësi në fund të ditës. Këtu në këtë vend, në këtë truall kanë mbetur shqiptarët, e kanë ikur forcat e Millosheviqit. Kjo është e vërteta e kësaj dite. Krejt familja, krejt ata që mujtën me luftu atë ditë, kanë të drejtë me qenë krenar përjetësisht, sepse nga ajo ditë u çu një porosi që shqiptarët do të luftojnë, do ta fitojnë luftën, e kjo ndodhi këtu”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se në nisjen e bombardimeve “nuk ka pasur ditë më të gëzuar, ditë më të mirë e ditë më të lumtur sesa ajo ditë”.

Atë ditë, ai e përshkruan si ditën “që edhe njëherë na ka rilindë neve shqiptarëve”.

“Më 24 mars ’99, Millosheviqi e mori atë që i takonte, atë që ua kishte bërë shumë familjeve shqiptare: atë që e bëri në Qirez, Likoshan, atë që e bëri në Prekaz, në Gllogjan, në Meje”, tha Haradinaj, duke shtuar “rrnoftë Amerika, rrnoftë NATO”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori