LAJMI I FUNDIT:

Nissan zbulon pamjet e modelit të ri

Nissan zbulon pamjet e modelit të ri

Që nga zbulimi i prototipit të gjeneratës së ardhshme Nissan Kicks në korrik të vitit 2023, dihej se crossover-i i ri nga marka japoneze do vinte me ndryshime të rëndësishme.

Tani kamuflimet janë larguar, dhe marka ka shfaqur pamje nga seria e re e saj.

Në përgjithësi, pamja e modelit të ri është e ndryshme në krahasim me atë që po largohet. Kjo pasi ky version vjen me madhësi më të madhe, megjithëse specifikimet e sakta të tij ende nuk janë të disponueshme, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Bëhet e ditur se brendësia e Kicks është rrënjësisht e re falë ekraneve me sistem info-argëtues afër shoferit. Ai ekran kontrollon një sërë teknologjish që përfshijnë kamera opsionale me pamje 360 gradë dhe një sistem zëri me 10 altoparlantë.

Gjithashtu, të integruara në sistem janë edhe Android Auto dhe Wireless Apple CarPlay.

Nissan Kicks vjen me një motor 2.0 litërsh me katër cilindra i cili prodhon 141 kuaj fuqi. Për herë të parë fuqia dërgohet në të katër rrotat me sistemin inteligjent të lëvizjes.

Në këtë mënyrë, modeli i ri është i krijuar posaçërisht për terrene të rrëshqitshme si ato me borë.

Veçori të tjera përfshijnë frenimin automatik, alarmin për trafik dhe paralajmërimet për largim nga korsia.

Marka japoneze ende nuk e ka bërë të ditur çmimin e Kicks, por premton se ky informacion do të vijë së shpejti. /Telegrafi/