LAJMI I FUNDIT:

Një i vdekur në tregun e Vitisë, dyshohet për vetëvrasje

Një i vdekur në tregun e Vitisë, dyshohet për vetëvrasje
Foto: Arkiv

Një person i moshës 54 vjeçare është gjetur sot pa shenja jete në “Tregun e Gjelbërt”, në Viti.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se vdekjen e 54-vjeçarit e ka konfirmuar ekipi mjekësor, derisa siç tha ai sipas hetimeve të para dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje.


“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës në Viti është njoftuar se është vërejtur një person pa shenja jete në objektin e ‘Tregut të Gjelbër’ në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Viti”, ka thënë ai.

Sipas tij, në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet relevante si dhe ekipet mjekësore.

“Në vend të ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi kosovar shqiptar (1970) është pa shenja jete. Nga hetimet e para dyshohet se bëhet fjalë për rast të vetëvrasjes. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, dhe i njëjti ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML për obduksion, gjersa hetime rreth këtij rasti janë duke i zhvilluar Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve rajonale”, ka thënë Hashani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori