LAJMI I FUNDIT:

Faton Bislimi pranon letër nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden

Faton Bislimi pranon letër nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden

Ish-anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi, ka njoftuar se ka pranuar një letër nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në prag të 25 vjetorit të intervenimit të NATO-s për çlirimin e Kosovës.

Bislimi thotë se ndihet krenar që ka pranuar letrën nga presidenti Biden, transmeton Telegrafi.


“Në prag të 25 vjetorit të intervenimit të NATO-s për çlirimin e Kosovës nga marshi gjenocidal serb kundër popullit tonë, jam jashtëzakonisht i nderuar të kem pranuar këtë letër nga Presidenti i SHBA-ve Joe Biden, një mik dhe përkrahës historik i kauzës sonë të drejtë për liri e pavarësi”, thotë ao.

“Ju faleminderit që ndatë mendimet tuaja me mua. Të dëgjoj nga njerëz pasionantë si ju më inspiron mua dhe më jep kënaqësinë për t’ju përgjigjur,” shkruan Presidenti në letrën e tij. “Gjerësa sfidat para nesh janë ndër më të vështirat në histori, unë kurrë s’kam qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës… Ne mund të kthejmë krizën në mundësi, dhe besoj se Amerika është më mirë e pozicionuar se çdo vend tjetër në botë për të na udhëheq në shekullin e 21…” shkruan, ndër të tjera, Presidenti Biden.

Bislimi thotë se letra vjen si përgjigje ndaj letrës që ai kishte shkruar në fillim-shkurtit 2024 përmes së cilës kishte shprehur mirënjohjen më të përzemërt për Presidentin Biden nën lidershipin e së cilit (asokohe si Senator) bashkë me kolegun dhe mikun e tij Republikan (tanimë i ndjerë) McCain (po ashtu një përkrahës yni i madh), SHBA kishte marrë vendimin për të udhëhequr fushatën bombarduese të NATO-s kundër Serbisë.

“Në letrën time, po ashtu, kisha potencuar interesin sublim të Kosovës, në linjë me interesat gjeopolitike Amerikane në rajon, për anëtarësim në NATO. Partneriteti ynë unik me SHBA-të është themeltar për të ardhmen tonë si shtet e si komb, sikur që ishte gurthemel i lirisë e pavarësisë së Kosovës. Në vend të një letre të tretë, uroj që me Presidentin Biden të kemi një shtrëngim duarsh, përsëri, së shpejti! Kosova edhe sot e përmot ka nevojë për SHBA-të! Andaj, puna jonë vazhdon…”, thotë Bislimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti viziton Komunën e Kamenicës dhe ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga komuniteti serb

Kurti viziton Komunën e Kamenicës dhe ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga komuniteti serb

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Lajme
Vrasja e policit të Fier, RENEA rrethon zonën, identifikohet autori

Vrasja e policit të Fier, RENEA rrethon zonën, identifikohet autori

Lajme
Vrasja e efektivit të

Vrasja e efektivit të "Shqiponjave" në Fier, jepet shpërblim 30 mijë euro për kapjen e autorit

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Kalo në kategori