LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV-së punon në mënyrë aktive për gjetjen e një zgjidhjeje për FSHIIK

Qeveria e RMV-së punon në mënyrë aktive për gjetjen e një zgjidhjeje për FSHIIK

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, është në komunikim të vazhdueshëm me udhëheqësinë e Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” Shkup dhe në rrjedhë janë aktivitete për gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme në lidhje me sigurimin e hapësirës adekuate për realizimin e mësimit në Fakultet, si dhe realizimin e zgjidhjes së përhershme, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.

“Zgjidhja afatshkurtër do të përcaktohet në takimin e përfaqësuesve të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”-Shkup, në përputhje me konkluzionin e Qeverisë.

Qeveria e shqyrtoi Informacionin për sigurimin e hapësirës për nevojat e Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” Shkup dhe tani më e ngarkoi Shërbimin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, në bashkëpunim me Fakultetit dhe në afat konkret prej tre muajsh, të shqyrtojë zgjidhje alternative, deri në realizimin e zgjidhjes së përhershme.


Njëkohësisht, Qeveria informon se është e vendosur të sigurojë kushte të denja për mësimin e studentëve të FSHIIK-së në objektin e ri të paraparë bashkëkohor që filloi të ndërtohet në vitin 2015 dhe punon në mënyrë aktive në tejkalimin e problemit që u shfaq për shkak të falimentimit të kompanisë – kontraktor i punimeve të ndërtimit.

Priten raportet nga rishikimi i projektit dhe vlerësimi i aktiviteteve të kryera nga marrëveshja, të cilat janë në kompetencë të organeve përkatëse, pas së cilës do fillohet menjëherë zgjedhja e kontraktorit të ri, i cili në procedurë të plotë dhe efikase do të ndërtojë objektin e ri të Fakultetit të Shkencave të Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” Shkup”, thuhet në njoftim.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot ka thënë se ka marrë një mendim negativ që kazermat në të cilat janë të vendosur punëtorët e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit t’i jepet FSHIK-t, menaxhmenti dhe studentët e të cilit po kërkojnë hapësirë ​​adekuate për të punuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori