LAJMI I FUNDIT:

Suspendimi i përmbaruesit privat, Dardafon i reagon Ministrisë së Drejtësisë: Ka ndërhyrje flagrante në sistemin e drejtësisë

Suspendimi i përmbaruesit privat, Dardafon i reagon Ministrisë së Drejtësisë: Ka ndërhyrje flagrante në sistemin e drejtësisë

Kompania Dardafon përmes një komunikate kanë shprehur shqetësimet dhe pakënaqësitë e saj lidhur me siç thonë vendimin e fundit të Ministrisë së Drejtësisë për ta suspenduar përmbaruesin privat, i cili ishte zgjedhur nga vetë Ministria për të trajtuar lëndën e Dardafonit.

Sipas kësaj kompanie kjo ndodh në një kohë kur gjykata ka konstatuar që ky përmbarues nuk ka bërë asnjë shkelje të procedurave apo ligjeve në fuqi.

“Akti i suspendimit të përmbaruesit, i zgjedhur qëllimisht për të trajtuar një çështje delikate dhe të rëndësishme siç është lënda e Dardafonit, tregon jo vetëm një shkelje të qartë të parimeve të pavarësisë së institucioneve gjyqësore, por edhe një ndërhyrje politike të paprecedentë në vendimet gjyqësore dhe në funksionimin e institucioneve të pavarura”, thuhet në reagim.


Në komunikatë theksohet se veprimi i Ministrisë së Drejtësisë minon integritetin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

“Akti i suspendimit të përmbaruesit, i zgjedhur qëllimisht për të trajtuar një çështje delikate dhe të rëndësishme siç është lënda e Dardafonit, tregon jo vetëm një shkelje të qartë të parimeve të pavarësisë së institucioneve gjyqësore, por edhe një ndërhyrje politike të paprecedentë në vendimet gjyqësore dhe në funksionimin e institucioneve të pavarura.

Veprimi i Ministrisë së Drejtësisë, që vjen pas një periudhe të gjatë të moslejimit të ekzekutimit të lëndës së Dardafonit në arbitrazhin ndërkombëtar që nga viti 2016, ngre dyshime të rënda mbi përpjekjet e qeverisë për të ndërhyrë drejtpërdrejt në raste të caktuara të arbitrazhit ndërkombëtar, duke minuar kështu integritetin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë në vendin tonë”, thuhet në komunikatë.

Dardafon i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve qeveritare që të tregohen transparente në veprimet e tyre dhe të ndalojnë çdolloj ndërhyrjeje që cenon sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit.

“Ne theksojmë nevojën urgjente për të respektuar vendimet gjyqësore dhe për të mbështetur funksionimin e paanshëm dhe të pavarur të institucioneve të drejtësisë, si shtylla kryesore e funksionimit të shtetit e së drejtës dhe sistemit të vlerave demokratike të cilat Republika e Kosovës është njohur dhe themeluar.

Dardafoni bën thirrje për rikthimin e menjëhershëm të përmbaruesit në detyrën e tij, për të mundësuar ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, si e drejtë e garantuar kushtetuese në kuadër të drejtës për gjykim të drejtë, për të gjithë qytetarët dhe subjektet në Republikën tonë. Ne ritheksojmë gatishmërinë tonë për bashkëpunim me të gjitha instancat institucionale për të siguruar një zgjidhje të drejtë dhe të ligjshme për çështjen në fjalë, duke mbrojtur interesat e të gjithë përfshirëve me përkushtimin më të lartë ndaj parimeve të drejtësisë dhe transparencës”, thuhet më tej në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori