LAJMI I FUNDIT:

U arrestua në Big Brother dhe u fut sërish, flet avokati i Liam Mandiaros

U arrestua në Big Brother dhe u fut sërish, flet avokati i Liam Mandiaros

Liam Mandiaro u rikthye të martën (19 mars) sërish në Big Brother VIP Albania 3.

Avokati i banorit ka qenë së fundmi në një lidhje direkte në “Shqipëria Live”, ku sqaroi se si u lirua Liami dhe se kur do ketë një rigjykim nga e para e çështjes.

Sipas avokatit Dritan Shehaj, çështja e Liamit ka qenë jo penale dhe nuk gjykohet me arrest.


Foto: Screenshot/YouTube

Pjesë nga biseda në studio:

Dritan Shehaj: Sa i takon procedurave ligjore, ka përfunduar shqyrtimi i kërkesës që u paraqit nga ana e Liamit sa i takon rishikimit të vendimit penal. Gjykata e ka pranuar kërkesën, ishim në kushtet e asaj çfarë kemi deklaruar gjatë gjithë kësaj kohë edhe nëpërmjet intervistës që patëm më përpara.

Erjona Rusi: Pra do ketë një rigjykim nga e para i çështjes.

Dritan Shehaj: Rigjykim për shkak se është gjykuar në mungesë.

Arjon Muça: A ka mundësi ta mbyllë Bigu-n, apo është afër gjykimi.

Dritan Shehaj: Jo gjykimi nuk do jetë afër në terma juridik sepse gjykata ka vendosur rigjykimin e vendimit, çështja do fillojë nga e para, do shqyrtohet nga e njëjta gjykatë, por nga një trup tjetër gjykues dhe referuar procedurave të gjykatës, sigurisht që do dojë disa muaj.

Arjon Muça: A kishte shkelje? Ishte i drejtë arrestimi? Më herët ke thënë që ishte jo penale, që nuk gjykohej me arrest.

Dritan Shehaj: Çështja në vetvete nuk është çështje penale, pra është tërësisht civile marrëdhënie detyrimesh. Janë marrëdhënie jashtëzakonisht shumë të përhapura në një shoqëri që jetojmë ne. Në këto rrethana nuk bëhet fjalë për mashtrime apo çështje penale. Kjo do të jetë baza e gjykimit dhe rishqyrtimit të çështjes. Është tërësisht çështje civile, nuk mund të flasim këtu për çështje borxhi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet

Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet

Magazina
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Magazina
“Më është lodhur shpirti, nuk po mundem më” - Gresa kërkon largimin nga Big Brother

“Më është lodhur shpirti, nuk po mundem më” - Gresa kërkon largimin nga Big Brother

Magazina
Publikohet një pjesë e shtëpisë së edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Publikohet një pjesë e shtëpisë së edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti befason duke kënduar ilahi, i bashkohet edhe Burimi

Gjesti befason duke kënduar ilahi, i bashkohet edhe Burimi

Magazina
“Nëna nuk ka vdekur, është martuar në Gjermani tani” - Xheneta Fetahu rrëfen detaje prekëse për historinë e saj familjare

“Nëna nuk ka vdekur, është martuar në Gjermani tani” - Xheneta Fetahu rrëfen detaje prekëse për historinë e saj familjare

Magazina
Kalo në kategori