Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje nga takimi i sotëm ndërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey M. Hovenier.
Në një komunikatë për media thuhet se në takim u bisedua rreth diskutimit të djeshëm të mbajtur në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Bislimi e informoi ambasadorin Hovenier mbi atë se çfarë u trajtua në këtë takim, fokus i së cilës ishte Marrëveshja Bazike dhe Aneksi Implementues i Ohrit dhe formalizimi sa më i hershëm.
Ai shtoi se për “ne marrëveshja është valide në tërësinë e saj”, gjë të cilën siç thuhet në komunikatë, ambasadori Hovenier e konfirmoi nga pozicioni i tij.
Njëkohësisht, zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadorin se delegacioni i palës serbe ritheksuan gjatë takimeve të djeshme qëndrimin e Serbisë kundër zbatimit të marrëveshjes dhe rrjedhimisht edhe formalizimit të saj.
Sa i përket rregullores së BQK-së, Bislimi e informoi ambasadorin që diskutimi nuk është zhvilluar rreth dinarit apo rregullores, e cila nuk është çështje për diskutim apo kontestim, por rreth mënyrës së zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.
Në takim u trajtuan edhe tema të tjera që janë diskutuar dje në Bruksel, duke përfshirë artefaktet që Serbia duhet t’i kthejë Kosovës, si dhe shkeljet që po i bëjnë në disa marrëveshje si ajo e energjisë dhe telekomunikacionit, apo në rastin e tentimeve të vazhdueshme të bllokimit të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, për çka ambasadori Hovenier shprehu qëndrimin e SHBA-së kundër tentativave të tilla.
Sot pas takimit me Bislimin, ambasadori amerikan kërkoi të ndryshohet mënyra e zbatimit të Rregullores së BQK-së, ku ndalohet përdorimi i dinarit serb.
Ai tha se Bislimi nuk i ka treguar propozimet e Kosovës për çështjen e dinarit, pasi ka thënë se Qeveria po punon në to, derisa është shprehur optimist edhe për takimin e paralajmëruar për javën e ardhshme.
Hovenier gjithashtu tha se ka parë shenja pozitive nga takimi që kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë pasur të martën në Bruksel, teksa iu përgjigj edhe kërcënimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ku nënvizoi se Kosova ka garanci të mëdha të sigurisë, pasi NATO është e gatshme të përgjigjet nëse është nevoja.
Pas takimit një ditë më parë në Bruksel, Kosova dhe Serbia do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit serb në Kosovë, deri më 22 mars, ndërsa javën e ardhshme do të takohen sërish në Bruksel për diskutimin e opsioneve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush
Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025