LAJMI I FUNDIT:

Këto janë vendimet që i mori Qeveria në mbledhjen e sotme

Këto janë vendimet që i mori Qeveria në mbledhjen e sotme
Foto: Arkiv

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime.

Në komunikatë thuhet se Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për mbulim e plotë të shpenzimeve nga trajtimi mjekësor i personave me status të invalidit të luftës për qëllim të ndërrimit, mirëmbajtjes apo vendosjes së protezave jashtë institucioneve shëndetësore publike, kur këto të fundit nuk ofrojnë këto shërbime. Ministria e Shëndetësisë në vitin e kaluar ka aprovuar një plan të veprimit për ngritje e kapaciteteve infrastrukturore dhe njerëzore në institucionet shëndetësore publike që këto shërbime të ofrohen në të ardhmen.

Gjithashtu, Qeveria ka ndryshuar dhe plotësuar e listën e artikujve për përdorim të përbashkët që janë objekt i procedurës qendrore të prokurimit publik, e aprovuar sipas pikës 1 të Vendimit të Qeverisë Nr. 06/27 i datës 30.04.2020, i plotësuar dhe ndryshuar me Vendimin Nr. 07/140 të datës 26.04.2023 dhe me Vendimin Nr. 13/148 të datës 29.06.2023.


Qeveria ka emëruar Komisionin ad hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv në Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë, në këtë përbërje:

1. Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, kryesuese;

2. Venera Çerkini, Drejtore e Përgjithshme AZHB/MBPZHR, anëtare;

3. Xheladin Krasniqi, Ushtrues i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;

4. Shenaj Hoxha, Ushtruese e Detyrës së Udhëheqëses së Burimeve Njerëzore, anëtare;

5. Egzone Osmanaj, Eksperte e jashtme, anëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori