LAJMI I FUNDIT:

“Hatchbacku” i parë elektrik nga Volkswagen

“Hatchbacku” i parë elektrik nga Volkswagen

Volkswagen më në fund ka “lundruar” në segmentin e “hatchbackut” elektrik me veturën ID.3 GTX.

Në thelb bëhet fjalë për modelin si motër të veturës Cupra Born VZ, që vjen në dy versione, transmeton Telegrafi.

Fjalë është për GTX dhe GTX Performance, me motorët më të fuqishëm elektrikë që prodhuesi gjerman i ka bërë deri më tani.


Modeli bazik përdor motorin elektrik me 286 kuaj-fuqi dhe mund të përshpejtojë nga 0-100 kilometra në orë për 6 sekonda. Fuqia motorike bartet në rrotat e pasme.

VW thekson se motori elektrik në GTX është i ndërtuar në atë formë, sa që fuqinë motorike ta bartë brenda një mili-sekonde në rrota në momentin kur shtypet pedali i gazit.

Guri vërtetë i çmuar në kurorë është ID.3 GTX Performance, i pajisur me elektromotor që prodhon 326 kuaj-fuqi, që gjithashtu bën tërheqje me rrotat e pasme. Shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 5.6 sekonda. /Telegrafi/