Pavijoni i Kosovës ka shpallur konceptin kuratorial për “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës”, një instilacion ngërthyes skulpturor nga Doruntina Kastrati dhe kuruar nga Erëmirë Krasniqi.
Në bashkëvajtje me temën e Ekspozitës së 60-të Ndërkombëtare të Artit — La Biennale di Venezia, e cila përqendrohet tek ndjenja e së huajës brenda vetvetes dhe si gjendje e krijuar si pasojë e pabarazisë, përjashtimit dhe krizave botërore, Pavijoni i Kosovës do ta adresojë çështjen e punës së feminizuar përbrenda kontekstit të ekonomive të parregulluara.
Instalacioni i Doruntina Kastratit do të krijojë një gjuhë për përvojën e të huajtjes së grave në kontekstin e prodhimit, gjë që ka për kontekst më të gjerë një shoqëri që ende i formëson narracionet e veta kombëtare, historike dhe kulturore përmes një objektivi patriarkal. Në veçanti, kjo shënon herën e parë që Pavijoni i Kosovës zgjedh të prezantojë një projekt që udhëhiqet nga një ekip i përbërë prej grave vendase dhe që përqendrohet tek to.
Për shkak të natyrës së përsëritur të punës në fabrikë dhe meqë bëhet vetëm në këmbë, pothuajse një e treta e grave në këtë sektor i nënshtrohen operacionit të zëvendësimit të gjurit; objektet metalike që u futen në trup mbesin si gjurmë të orareve të gjata të punës me pagesë të ulët. Me qëllim të nxisë përsiatje mbi mënyrën se si dhe përse praktikat shfrytëzuese të punës kanë arritur të vijojnë të pashqyrtuara deri më sot, artistja do të shfaqë një sërë skulpturash të përmasave të mëdha, duke i nënvizuar tiparet e trupëzuara të materialeve, veçanërisht të metalit. Vepra shoqërohet me material zanor.
Konferencën inauguruese për miq dhe media, të mbajtur sot nga ora 11:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës, e hapi Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku duke bërë të ditur që hapja zyrtare e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias është 18 Prill në orën 15:00.
“Kanë mbetur fiks një muaj deri në hapjen zyrtare të pavijonit të Republikës së Kosovës në Venedik të Italisë, për edicionin e 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit, Bienales së Venedikut, e cila për temë sivjet trajton çështjen e ‘’Të huajve kudo’’. Pra, me 18 prill të këtij viti, hapen dyert e pavijonit të Kosovës për adhuruesit e arteve pamore për të parë reprezentimin artistik të vendit tonë në një nga ngjarjet artistik të nivelit më të lartë botëror”, tha mes tjerash ministri Çeku.
Duke përmendur zhvendosjen e Pavijonit të Kosovës në një vend të ri në Venedik, komisionerja Hana Halilaj tha:
“Pas ekspozimit në kompleksin ekspozues të Arsenales në edicionet e kaluara, Kosova sivjet ka një shtëpi të re për pavijonin e saj në Museo Storico Navale della Marina Militare (Riva S. Biasio, 2148, 30122 Venezia), e cila ofron hapësirë të shkëlqyeshme për instalacionin skulpturor të Kastratit. Me këtë vendim mirënjohim domethënien e thellë të narracioneve që sjellim në platformën prestigjioze të La Biennale di Venezia. Që nga viti 2013, Kosova ka marrë pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Artit të La Biennale di Venezia me përfaqësime solo nga Petrit Halilaj (2013), Flaka Haliti (2015), Sislej Xhafa (2017), Alban Muja (2019) dhe Jakup Ferri (2022). Duke përzgjedhur një artiste të brezit të ri, Pavijoni i Kosovës mundëson një qasje dhe diskurs të ri, duke ndezur biseda të reja që kumbojnë larg përtej kufijve tanë”.
Artistja, Doruntina Kastrati u shpreh se në këtë edicion të Bienales së Venedikut do të paraqes një instalacion skulpturor me kuratore Erëmirë Krasniqin.
“ Së bashku përqendrohemi te puna e feminizuar, te pasojat fizike të punës dhe te pabarazitë në vendin e punës, duke synuar të sjellim në pah narracionet e grave në margjinat e shoqërisë. Ky projekt ka rrënjët te përvojat e grave që kanë punuar në një fabrikë llokumesh në Prizren, në vendlindjen time. Instalacioni përbëhet nga katër vepra skulpturore: dy të modeluara sipas gëzhojave të arrave që përdoren në prodhimin e llokumeve dhe dy të modeluara sipas protezave kirurgjike, të cilat reflektojnë operimet që u janë nënshtruar këto gra për shkak të orareve të gjata të punës në këmbë.
Këto skulptura përcillen nga një material zanor që shërben t’i aktivizojë dhe janë të ndërtuara nga alumini, duke aluduar edhe te protezat kirurgjike, edhe te hapësira industriale e fabrikës, gjë që sjell ndër mend ftohtësinë e fabrikës dhe ftohtësinë e metalit të huaj ndaj lëkurës së punëtores. Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës përfaqëson tëhuajtjen që përjetojnë gratë e klasës punëtore dhe ndërthur asocime, referenca dhe histori që gjykojmë se janë tejet të rëndësishme të theksohen, edhe brenda Kosovës, edhe në skenën globale”, tha ajo.
Kurse kuratorja Erëmirë Krasniqi u shpreh se pavijoni i Kosovës sivjet përqendrohet jo te lufta, po te pasojat e saj.
“Realitetet me të cilat përballen gratë në ekonomitë e parregulluara, të cilat kanë për kapital të vetëm shoqëror dhe ekonomik punën që ofrojnë, kanë shërbyer si pikënisje për artisten dhe janë thelbësore për hulumtimin që informon punën kuratoriale. Si kuratore, zhvillimi i një projekti që hedh dritë mbi narracionet e periferisë dhe që i përfshin ato përmes një këndvështrimi të informuar në mënyrë kritike nuk është vetëm i shënueshëm, por përbën edhe pikënisjen tematike. Vënia e këtyre çështjeve brenda një konteksti më të gjerë ka rëndësi të madhe, meqë nis biseda që shkojnë matanë lokales”, tha ajo.
Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës nga Doruntina Kastrati me kuratore Erëmirë Krasniqin është përzgjedhur përmes një thirrjeje të hapur nga një juri profesionale e emëruar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Repubikës së Kosovës.
Me shpalljen e Doruntina Kastratit si artiste përfaqësuese e Pavijonit të Kosovës në shtator të vitit 2023, juria deklaroi:
“Anëtarët e jurisë janë bindur nga projektpropozimi i fortë, koherent dhe i elaboruar i Doruntina Kastratit, i cili zgjeron hulumtimin e saj artistik mbi kushtet e pasigurta të punës dhe subjektivitetin në kontekstin socio-politik dhe ekonomik të Kosovës, të rajonit dhe të Evropës”.
Anëtarët e jurisë përfshinë kuratorët Zdenka Badinovac, Massimiliano Gioni, Leonie Radine, Adam Szymczyk, si dhe artistin Alban Muja./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025