LAJMI I FUNDIT:

Deputeti shqiptar i Parlamentit të Zvicrës, Islam Aliaj takohet me Kurtin

Deputeti shqiptar i Parlamentit të Zvicrës, Islam Aliaj takohet me Kurtin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Islam Aliaj, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit për mbrojtjen dhe jetësimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se kryeministri Kurti tha se ndjehet krenar me arritjet e Aliajt, gjersa i ofroi mbështetjen e plotë në kauzën e përbashkët për mundësi të barabarta për të gjithë.

“Deputeti Aliaj tregoi për angazhimin e tij në kauzën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Ai shprehu vullnetin për të kontribuar edhe në Kosovë.


Kryeministri Kurti foli për angazhimin e Qeverisë për krijimin e kushteve të përshtatshme dhe gjithë përfshirje në të gjitha fushat e jetës për personat me aftësi të kufizuar”, thuhet në njoftim.

Ai përmendi një ndër vendimet e vitit të parë të qeverisjes, që ishte shpallja e vitit 2022 “Vit i personave me Aftësi te Kufizuara”.

Teksa theksoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes dhe barazisë në edukim, Kurti veҫoi punësimin e 250 asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta në shkolla, dhe planet për punësimin e 500 sosh.

Islam Alijaj, zgjidhet deputet i Parlamentit Zviceran
Lexo po ashtu Islam Alijaj, zgjidhet deputet i Parlamentit Zviceran

Po ashtu, sipas njoftimit, duke ritheksuar përkushtimin e Qeverisë për përmbushjen e të gjitha obligimeve, u veҫua miratimi i Udhëzimit Administrativ për Listën e llojeve dhe pajisjeve ndihmesë, që ofrohen falas për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, krahas ndarjes së mjeteve për barnat që jepen falas nga lista esenciale.

Krahas rritjes së mbështetjes për Komitetin Paralimpik të Kosovës dhe Federatën e Sportit për të Verbër, u potencua edhe mbështetja e veçantë për pjesëmarrjen në Lojërat Paralimpike Paris 2024, ku Republika e Kosovës do të shënojë pjesëmarrjen e parë historike në këto lojëra. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori