LAJMI I FUNDIT:

Pas poshtërimit dhe humbjeve të mëdha të shkaktuara nga ukrainasit, Rusia emëron shefin e ri të marinës në Detin e Zi

Pas poshtërimit dhe humbjeve të mëdha të shkaktuara nga ukrainasit, Rusia emëron shefin e ri të marinës në Detin e Zi

Rusia thuhet se ka emëruar një shef të ri në detyrë të marinës, pasi dominimi i tyre në Detin e Zi u sfidua vazhdimisht në sulmet ukrainase.

Admirali Alexander Moiseev do të zëvendësojë Nikolai Yevmenov, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve.

Ky vendim vjen pas disa ditësh spekulimesh, të cilat Kremlini nuk i ka komentuar, transmeton Telegrafi.


Çfarë është RM-70 Vampire – “kërcënimi i madh” që po ndjek Belgorodin e Rusisë?
Lexo po ashtu Çfarë është RM-70 Vampire – “kërcënimi i madh” që po ndjek Belgorodin e Rusisë?

Komandant i dekoruar, Moiseev u nderua me Urdhrin e Guximit për pjesëmarrjen e tij në një operacion në Polin e Veriut në 1994.

Në vitin 2011, ai u bë ‘Hero i Rusisë’, titulli më i lartë nderi i vendit.

Sulmet ukrainase me raketa me rreze të gjatë veprimi i kanë shkaktuar probleme dhe humbje të mëdha flotës ruse në Detin e Zi.

Madje sulme të tilla kanë detyruar në pjesë të flotës ruse të tërhiqet thellë brenda territorit të Rusisë. /Telegrafi/