LAJMI I FUNDIT:

Trazirat e marsit 2004, Asllan Elshani rrëfen si iu vranë dy vëllezërit derisa po protestonin

Trazirat e marsit 2004, Asllan Elshani rrëfen si iu vranë dy vëllezërit derisa po protestonin

Asllan Elshani ka rrëfyer për ngjarjen ku kishte humbur vëllezërit e tij në trazirat e marsit të vitit 2004.

Ai në RTV Dukagjini thotë se nuk kishte ndonjë organizim për këto ngjarje dhe se bashkë me vëllezërit kishte dalë në protesta në mënyrë spontane.

“Ne dëgjuam në mbrëmje që i kanë mbytur tre fëmijë në Mitrovicë dhe flitej për një protestë kundër atyre që i mbytën fëmijët. Në mëngjes u nisa për Mitrovicë, por te rrethi i Prishtinës e pashë që ishin tubuar edhe këtu dhe ndalova në Prishtinë, marshi vazhdoi për në Çagllavicë dhe aty vazhduam protestën”, tha Elshani.


Në RTV Dukagjini Elshani tregoi për momentin e humbjes së kontaktit me vëllezërit e tij.

Po ashtu, ai ka rrëfyer edhe mbi atë se si e kishte njohur vëllain përmes rrobave që ai kishte veshur.

Kush i organizoi trazirat e dhunshme të marsit të vitit 2004, flasin juristët
Lexo po ashtu Kush i organizoi trazirat e dhunshme të marsit të vitit 2004, flasin juristët

“Jam takuar me dy vëllezërit e mi te turma. Vëllait të madh pasi që kishte qenë në burg për disa vite,  i thashë që të kthehet te shtëpia. Tha ‘jo nuk dua të kthehem, dua të rri edhe unë’. Ka ndodhur një gjuajtje nga serbët me snajperë, kallashë dhe janë ndarë popullata, nuk dihej kush nga po shkon. Aty kam humbur kontaktin me dy vëllezërit e mi”.

“Në mbrëmje, vëllai e ka ndezur një kamion që të dalë në rrugë kryesore, nuk e kam ditur që është vëllai im. Kur ka dalë në rrugë kryesore i kemi dëgjuar breshëritë e kallashit, nuk e dinim ne se kush e gjuajti, serbët apo KFOR-i, kamioni u ndal para KFOR-it. KFOR-i me autoblindë e shtyu kamionin dhe e gjuajtën në përrua në Çagllavicë. Jemi munduar të hyjmë ta nxjerrim atë se dëgjuam që është i plagosur, por nuk na lejuan. Kanë ardhur disa si mjekë me rroba të bardha dhe e kanë nxjerrë trupin. Kishte filluar terri të bie. Në drita të autoblindës e kam njohur që është vëllai im përmes rrobave”, ka rrëfyer tutje Elshani.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori