LAJMI I FUNDIT:

Petkoviq etiketoi rëndë presidenten Osmani, Presidenca: Retorikë çnjerëzore e mendësisë së Millosheviqit e Putinit

Petkoviq etiketoi rëndë presidenten Osmani, Presidenca: Retorikë çnjerëzore e mendësisë së Millosheviqit e Putinit

UD shefja e Stafit të Kabinetit të Presidencës, Learta Hollaj ka reaguar ashpër ndaj një postimi të drejtorit të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ku ky i fundit etiketon me fjalë fyese Presidenten Vjosa Osmani.

“Shefi juaj e quajti Presidenten tonë “mi”, qeveria juaj e krahasoi me “miza” dhe tani ju e quani “qen”. Kjo retorikë çnjerëzore pasqyron mendësinë gjenocidale të Millosheviqit dhe Putinit”, ka shkruar Hollaj në platformën X duke shtuar se nuk mund të pritet asgjë tjetër nga një shovinist.


Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq kishte shkruar në platformën Xse “Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gënjen si qen!”

“Çfarë do të thotë populli ynë, Vjosa Osmani gënjen si qen! Asnjë marrëveshje për dinarin nuk është arritur”, kishte shkruar Petkoviq në platformën X.

Një ditë para takimit të kryenegociatorëve në Bruksel, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka deklaruar se është domosdoshmëri që të arrihet një pajtim sa i përket zbatimit të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, ku ndalon qarkullimin e dinarit.

Osmani para mediave ka thënë se për një pjesë të propozimit të emisarit amerikan Gabriel Escobar ka pajtueshmëri, transmeton Telegrafi.

“Deri tani pajtim për një pjesë të propozimit, nga ajo që jam informuar deri tani, dhe nuk ka pajtim për një pjesë tjetë të propozimit”, tha ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Kalo në kategori