LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Tetovë, kërkohej me urdhër qendror

Arrestohet një person në Tetovë, kërkohej me urdhër qendror
Sektori për Punë të Brendshme - Tetovë

Policët e SPB Tetovë kanë ndaluar dje (17 mars) rreth orës 14:30 në rrugën lokale për fshatin Trebosh të Tetovës 35-vjeçarin M.A. nga i njëjti fshat, i cili kërkohej me urdhër qendror.

Nga MPB thonë se ai kërkohej në bazë të vendimit të gjykatës për të vuajtur dënimin me një vit burg për kryerjen e veprës “veprim të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik” e dënueshme sipas nenit 300 të Kodit Penal.

“Personi është dërguar në INP Tetovë për vuajtje të dënimit”, thonë nga MPB.