LAJMI I FUNDIT:

Rreshteri i FSK-së thirrje qytetarëve: Mos i ndotni lumenjtë, po na vështirësoni punën gjatë ndërhyrjeve

Rreshteri i FSK-së thirrje qytetarëve: Mos i ndotni lumenjtë, po na vështirësoni punën gjatë ndërhyrjeve

Njësitë e Kërkimit Shpëtimit – Togu i Ujërave janë vazhdimisht të gatshëm për ndërhyrje në vendet ujore, por puna e këtyre ushtarëve shpesh herë pengohet nga papastërtia që hasin në ujëra, kryesisht nëpër lumenj.

Albion Çollaku, rreshter shtabor në Forcën e Sigurisë së Kosovës, në një intervistë për Telegrafin ka bërë thirrje që qytetarët të mos ndotin ujërat.

Ai po ashtu ka thënë se është detyrë e tyre që të jenë të gatshëm për çfarëdo misioni që kërkohet nga Shtabi i Përgjithshëm.


“Si mision, si detyrë që e kemi ne në FSK është që kudo që kërkohet në njësinë e Kërkim-Shpëtimit në ujëra të jemi të gatshëm në çfarëdo mision. Pra, në çdo detyrë fatkeqësi, kudo që ndodh në Kosovë. Në mes popullatës çfarëdo fatkeqësie natyrore do të thotë që vjen nga uji, apo që ka ndodhë diku në mbytje gjatë kësaj kohe, ne jemi të mund të gatshëm”, deklaroi ai.

Çollaku tha se gjithmonë duhet të jenë të përgatitur në trajnime, për ta mbajtur gjithmonë vigjilencën edhe shëndetin e trupit mendor apo fizik.

“Gjatë verës bëjmë zhytjen për shkak temperaturave të nxehta, kurse gjatë dimrit kërkojmë nga Shtati i Përgjithshëm që ta bëjmë në pishina të mbyllura, që mund të operojmë me not, pra që të jemi gjithmonë të përgatitur fizikisht”, deklaroi ai.

Ushtarët e FSK-së gjithmonë të gatshëm për ndërhyrje - njihuni me togun e ujërave
Lexo po ashtu Ushtarët e FSK-së gjithmonë të gatshëm për ndërhyrje - njihuni me togun e ujërave

Në intervistë ai foli edhe për vështirësitë që hasin gjatë ndërhyrjeve.

“Vështirësi hasim shumë, sidomos për shembull duke u nisur nga lumenjtë dhe liqenet, të cilët kanë disa dallime. Te lumenjtë ndodhë që thellësia e ujit është mbi 90 metra të poshtë. Uji vërtetë është i padukshëm, që nuk mund ta shohim aty se ku do të operojmë. Pra, duhet të operojmë nëpërmes sistemit që ne mendojmë që e kemi komunikimin nëpërmes litarit, nëpërmes korridoreve, nëpërmes korridorit rrethor, që i bën kërkimin aty se ku dyshohet se ku është ra, apo ku është mbi dikush viktimë, apo çka do që ka ra në ujë”, theksoi mes tjerash ai.

Ndërsa, për lumenj, Çollaku tha se në vendin tonë po ndoten shumë nga qytetarët, duke hedhur gjëra të ndryshme në ujë.

“Për fat të keq, lumenjtë e Kosovës janë shumë të ndotura nga vetë njeriu, jo nga natyra që i ka krijuar. Çfarëdo që ndodhë, mbeturinat, hekurat i gjuajnë nëpër lumenj”, pohoi Çollaku.

Papastërtia në lumenjtë ua vështirëson punën zhytësve të FSK-së, prandaj ai bëri thirrje që lumenjtë të mbrohen nga ndotja.

“Gjithmonë duhet të kenë kujdes, sepse në ujë nuk e shohim se çka mund të ketë. Ne hasim nëpër armatura apo shumë e shumë gjëra tjera që janë vetë të hedhur nga dora e njeriut”, tha ndër tjera ai.

Çollaku për fund bëri thirrje që të mos hedhin mbeturina nëpër lumenjtë, duke shtuar se ato duhet ruajtur gjithmonë me nder./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori