LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon sot gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vazhdon sot gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca gjyqësore pritet të fillojë në ora 09:00.

Më 28 shkurt ka mbaruar dëshminë e tij dëshmitari i 48-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) me kodin 01140 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.


Ky dëshmitar u mor në pyetje nga ZPS-ja, mbrojtja e të akuzuarve, mbrojtja e viktimave dhe trupi gjykues nën masa mbrojtëse si dhe në sesion privat për publikun.

Dëshmitari i mbrojtur i Speciales: Kur u lirova nga paraburgimi, në Prizren ishte kaos- kishte civilë të armatosur
Lexo po ashtu Dëshmitari i mbrojtur i Speciales: Kur u lirova nga paraburgimi, në Prizren ishte kaos- kishte civilë të armatosur

Gjatë kohës sa seanca ishte publike për pak kohë, dëshmitari tha se kur u lirua nga paraburgimi gjendja në Prizren ishte kaos dhe se gjuhej me armë pasi sipas tij kishte civilë të armatosur.

Ai tha se kishte edhe automjete nga Shqipëria që kanë qenë atë kohë në qytet drejtuesit e të cilëve kanë qenë me rroba civile dhe sipas tij gjuanin me armë.

“Kishte edhe automjete nga Shqipëria që erdhën, bërtisnin, qëllonin me armë. Me rroba civile kanë qenë”, tha ai.

Më pas, dëshmitarit iu paraqit një video për të cilën i njëjti pohoi se e përshkruan situatën e Prizrenit në mes të qershorit të 1999-tës e cila edhe u pranua në provat materiale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet ngjarja që ndodhi në portin e Sarandës ku vdiq 52-vjeçari, i shpërtheu eksplozivi që do i vendoste anijes së turistëve

Zbardhet ngjarja që ndodhi në portin e Sarandës ku vdiq 52-vjeçari, i shpërtheu eksplozivi që do i vendoste anijes së turistëve

Lajme
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Lajme
Demi i përgjigjet zyrtarëve të Qeverisë, rithekson se Kurti kalon mbi 1/4 e kohës në akademi përkujtimore

Demi i përgjigjet zyrtarëve të Qeverisë, rithekson se Kurti kalon mbi 1/4 e kohës në akademi përkujtimore

Lajme
Edhe në rigjykim Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Edhe në rigjykim Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Lajme
Rasti i Faton Hajrizit, Koci tregon se çka i tha zyrtari i morgut të Lloznicës në Serbi

Rasti i Faton Hajrizit, Koci tregon se çka i tha zyrtari i morgut të Lloznicës në Serbi

Lajme
Vazhdon seanca për rastin e Lulzim Fejzullahu, Gashi thotë se gjendja e motrës dhe vëllait të tij është shumë e rëndë

Vazhdon seanca për rastin e Lulzim Fejzullahu, Gashi thotë se gjendja e motrës dhe vëllait të tij është shumë e rëndë

Lajme
Kalo në kategori