LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitari i mbrojtur i Speciales: Kur u lirova nga paraburgimi, në Prizren ishte kaos- kishte civilë të armatosur

Dëshmitari i mbrojtur i Speciales: Kur u lirova nga paraburgimi, në Prizren ishte kaos- kishte civilë të armatosur

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka mbaruar dëshminë dëshmitari i 48-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) me kodin 01140 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ky dëshmitar u mor në pyetje nga ZPS-ja, mbrojtja e të akuzuarve, mbrojtja e viktimave dhe trupi gjykues nën masa mbrojtëse si dhe në sesion privat për publikun.


Gjatë kohës sa seanca ishte publike për pak kohë, dëshmitari tha se kur u lirua nga paraburgimi gjendja në Prizren ishte kaos dhe se gjuhej me armë pasi sipas tij kishte civilë të armatosur, njofton BetimiperDrejtesi.

“Kur unë u lirova nga paraburgimi në qytet ishte kaos, gjuanin me armë. Futeshin nëpër dyqane me forcë e kontrollonin. Unë u fshihesha neper qoshe të rrugës dhe kisha fat që kisha veshur pantallona të zeza dhe ngatërrohesha me popullsinë dhe flisja shqip se ndryshe nuk kisha arritur të shkoja në shtëpi. Kishte civil të armatosur ato kohë”, tha dëshmitari.

Ai tha se kishte edhe automjete nga Shqipëria që kanë qenë atë kohë në qytet drejtuesit e të cilëve kanë qenë me rroba civile dhe sipas tij gjuanin me armë.

“Kishte edhe automjete nga Shqipëria që erdhën, bërtisnin, qëllonin me armë. Me rroba civile kanë qenë”, tha ai.

Më pas, dëshmitarit iu paraqit një video për të cilën i njëjti pohoi se e përshkruan situatën e Prizrenit në mes të qershorit të 1999-tës e cila edhe u pranua në provat materiale.

Ndryshe, seanca e radhës pritet të mbahet me 18 mars 2024.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori