LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian “në kritika të mëdha” – udhëtoi pesë herë brenda një dite me aeroplanin e saj privat

Kim Kardashian “në kritika të mëdha” – udhëtoi pesë herë brenda një dite me aeroplanin e saj privat

Kim Kardashian është akuzuar për ‘eko-terrorizëm’ pasi kreu më shumë se 30 fluturime nga 1 janari me aeroplanin e saj privat, duke përfshirë pesë fluturime brenda një dite.

Pavarësisht kritikave të shumta ndaj personaliteteve të famshme për përdorimin e vazhdueshëm të aeroplanëve privatë, miliarderja e familjes Kardashian duket se nuk ka bërë asnjë përpjekje për të minimizuar këtë në vitin 2024, shkruan DailyMail.


Bazuar në statistikat e gjurmimeve në Instagram, në fluturime u shpenzuan mbi 13 mijë litra karburant deri më sot dhe kanë lëshuar 425 ton emetim të dioksidit të karbonit.

Foto: Kim Kardashian / Instagram

Është ekuivalenti i energjisë së përdorur nga 55 shtëpi në një vit, ose përdorimi i energjisë elektrike i 83 shtëpive për një vit, sipas matjeve kompetente.

Miliarderja e bleu aeroplanin në vitin 2022 për 95 milionë dollarë dhe siç raportohet bëri disa modifikime me porosi duke rritur vlerën e raportuar në 150 milionë dollarë.

I quajtur “Kim Air”, aeroplanin të cilin e bleu Kim Kardashian e bëri për herë të parë publike gjatë një episodi të serisë “The Kardashians”.

Aeroplani shumë milionë dollarësh fluturoi pesë herë më 12 shkurt, një ditë pas finales së Super Bowl dhe duket se ka transportuar miqtë e saj të famshëm përfshirë Justin dhe Hailbey Bieber.

Udhëtimi i parë ishte nga Las Vegas në Van Nuys dhe anasjelltas. Më pas fluturoi nga Las Vegas në Camarillo, Kaliforni.

Pas Kalifornisë, udhëtoi në Phoenix të Arizona-s – një orë fluturim – për t’u kthyer në Camarillo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Magazina
Sa kushtuan sivjet biletat e Met Gala? Çmimet marramendëse që të famshmit ndërkombëtarë paguajnë për të marrë pjesë

Sa kushtuan sivjet biletat e Met Gala? Çmimet marramendëse që të famshmit ndërkombëtarë paguajnë për të marrë pjesë

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

Magazina
Kalo në kategori