LAJMI I FUNDIT:

Ish-ylli i Francës e mohon statusin e Griezmann si legjendë e kombëtares

Ish-ylli i Francës e mohon statusin e Griezmann si legjendë e kombëtares

Ish-ylli i Francës, Samir Nasri, e ka mohuar statusin e Antoine Griezmann si legjendë e kombëtares.Griezmann ka luajtur një rol kyç për Francën për pothuajse një dekadë, duke shënuar 44 gola në 127 ndeshje të luajtura gjithsej.

Kjo e vendos atë në pozitën e katërt sa i përket numrit të paraqitjeve dhe numrit të golave të shënuar për shtetin e tij, krahas Kupës së Botës 2018.


Përkundër rëndësisë së madhe që ka tek Franca, Nasri nuk e beson se emri i Griezmann e meriton të përmendet në krah të legjendave të Francës.

“Ai nuk bën pjesë në ‘top 5’, por ai bën pjesë në ‘top 10’. Sipas mendimit tim, Zidane, Platini, Henry janë para tij”, ka thënë Nasri në një intervistë për Canal+.

Foto: Samir Nasri

“Ka edhe lojtarë të tjerë që mund të fus në listë. Raymond Kopa, ani pse nuk e kam parë atë duke luajtur”.

“Të fitosh Topin e Artë apo Ligën e Kampionëve është mbi gjithçka dhe Griezmann nuk e ka bërë këtë”, përfundoi Nasri.

Sidoqoftë, komentet e Nasrit nuk do të ndikojnë në vendimet e Deschamps, pasi Griezmann e ka të garantuar pozitën në formacion, teksa Franca po përgatitet për Kampionatin Evropian 2024 që do të mbahet në Gjermani./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori