LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të ligjit brazilian, gjykata në Barcelonë nuk do ta lejojë Alves të mbrohet në liri

Për shkak të ligjit brazilian, gjykata në Barcelonë nuk do ta lejojë Alves të mbrohet në liri

Dani Alves, ish-anësori i djathtë i Bahia, Sevilla, Barcelona, ​​Juventus, PSG dhe Pumas, së fundmi u dënua me katër vjet e gjysmë burg për përdhunim.

Kujtojmë se Alves u burgos më herët pasi rasti kishte ndodhur më 30 dhjetor 2022, kur ai dhunoi një 23-vjeçare në seksionin VIP të një klubi nate në Barcelonë.


Ai ishte në paraburgim që nga 20 janari i vitit të kaluar, ndërsa procedurat gjyqësore kanë zgjatur deri më 7 shkurt të këtij viti.

Pesëmbëdhjetë ditë më vonë ai mësoi vendimin. Deri para pak kohësh, me 43 trofe, Alves ishte lojtari më i dekoruar në historinë e sportit, por ai u kalua nga ish-bashkëlojtari, Leo Messi.

Marca shkruan se duke qenë se është vendimi nuk është fuqiplotë, Alves mund të lirohet brenda pak ditësh.

U raportua për vetëvrasjen e tij në burg, vëllai i Dani Avles zbulon të vërtetën e mbrojtësit
Lexo po ashtu U raportua për vetëvrasjen e tij në burg, vëllai i Dani Avles zbulon të vërtetën e mbrojtësit

Më 19 mars, gjykata në Barcelonë do të vendosë nëse ish-futbollisti botëror do të lirohet apo do të qëndrojë në burg. Mbrojtja e tij kërkoi lirimin e tij, pasi nuk ka një vendim përfundimtar.

Megjithatë, duke qenë se Brazili nuk i ekstradon shtetasit e tij, ka pak mundësi që gjykata ta lirojë atë, pasi Alves thjesht mund të udhëtojë në vendlindje dhe të shmangë mundësinë për tu kthyer në burg. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Premier League
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Kalo në kategori