LAJMI I FUNDIT:

Finlanda vendos të bllokojë hyrjen e azilkërkuesve nga Rusia

Finlanda vendos të bllokojë hyrjen e azilkërkuesve nga Rusia

Finlanda po planifikon të miratojë legjislacionin e përkohshëm që do t’i lejojë autoritetet e saj kufitare të bllokojnë azilkërkuesit nga Rusia.

Shteti finlandez ka mbyllur të gjitha vendkalimet e saja kufitare me Rusinë në fund të vitit 2023, mes një numri në rritje të të ardhurve që nuk kishin dokumente të vlefshme për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, disa azilkërkues kanë vazhduar të hyjnë në tokat finlandeze dhe qeveria e vendit beson se numrat e tyre mund të rriten ndjeshëm me ardhjen e pranverës dhe rritjen e temperaturave.


Për dërgimin e emigrantëve në kufi Helsinki e akuzon Moskën, pretendim ky që Kremlini e ka mohuar, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

“Finlanda ka qenë objektiv i emigrimit të instrumentalizuar. Autoritetet ruse jo vetëm që nuk kanë arritur të ndërhyjnë në këtë fenomen, por edhe e kanë lehtësuar atë”, tha kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo.

Ky i fundit njoftoi se legjislacioni i propozuar do të dërgohet në parlament për shqyrtim, duke shtuar se shpreson që ky ligj të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Bëhet e ditur se vetëm gjatë periudhës midis gushtit dhe dhjetorit të vitit të kaluar, në Finlandë kanë hyrë më shumë se 1300 azilkërkues nga Jemeni, Somalia, Siria, dhe Rusia.

Ndryshe, Finlanda “e mërziti” Rusinë vitin e kaluar duke e braktisur qëndrimin e saj për mos-angazhim ushtarak dhe duke iu bashkuar NATO-s. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Amerika
Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Amerika
Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën

Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën

Botë
Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Amerika

"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen

Amerika
Kalo në kategori