LAJMI I FUNDIT:

Maqedonci takon ambasadorin Hargreaves, bisedojnë për bashkëpunimin ushtarak

Maqedonci takon ambasadorin Hargreaves, bisedojnë për bashkëpunimin ushtarak

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për operacionin e Interflexit dhe bashkëpunimin ushtarak ndërmjet dy vendeve.

Maqedonci ka falënderuar ambasadorin britanik për mbështetjen e vazhdueshme që Britania e Madhe ka dhënë për Kosovën në të gjitha etapat e shtet-ndërtimit.


“Në takim me ambasadorin Hargreaves diskutuam për operacionin e Interflexit dhe bashkëpunimin e deritanishëm ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe që në aspektin strategjik ka rol unik për stabilitetin, sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike të vendit dhe gjithë rajonit. U dakorduam që marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale të vazhdojnë të zhvillohen edhe më tutje”, ka shkruar ministri Maqedonci në Facebook.

Ndryshe, operacioni Interflex zhvillohet në Britaninë e Madhe dhe ka për qëllim stërvitjen e trupave të ushtrisë ukrainase. Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë ofruar gatishmëri për angazhimin e instruktorëve për të ndihmuar në procesin stërvitor të Ushtrisë së Ukrainës në kuadër të këtij operacioni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori