LAJMI I FUNDIT:

I dashuri i tha se do të luante biliardo me miqtë – britanikja më pas ndezi kompjuterin dhe mësoi të vërtetën e hidhur

I dashuri i tha se do të luante biliardo me miqtë – britanikja më pas ndezi kompjuterin dhe mësoi të vërtetën e hidhur

Britanikja që nuk pranoi të identifikohej ia ka besuar rrëfimin gazetës britanike “The Sun”, ku ka tronditur lexuesit me historinë e saj.

Gjithçka filloi kur i dashuri i saj i tha se do të luante bilardo me miqtë ndërsa ajo që më pas zbuloi, ia ndryshoi jetën.


“Ndërsa ai nuk ishte në banesë, ndeza tabletin e tij dhe kuptova se ai kishte krijuar një profil në një faqe interneti të takimeve. Organizoi një takim të fshehtë me një çift”, ka shkruar ajo.

Gruaja tregon se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë e shkëlqyer muajt e fundit, por zbulimi e ka tronditur.

“Shumë më largoi prej tij, u ndjeva e padashur. Ne kemi qenë së bashku për shtatë vjet dhe së fundmi ai dukej më i lumtur”, shtoi 36-vjeçarja.

Kur ajo u përball me të dashurin, 38-vjeçari pranoi tradhtinë, duke shtuar se “nuk e di pse e bëri këtë”.

“Ai këmbëngul që të qëndrojmë bashkë dhe se i dukesha vetëm seksi. Por, nuk kam më besim tek ai. Më ka mërzitur dhe po mendoj të largohem”, shtoi ajo.

Vajza më vonë zbuloi se ai kishte një lidhje virtuale edhe me një grua amerikane, “ata folën me orë të tëra, shkëmbyen video seksi dhe planifikuan të takoheshin një ditë”.

Ajo thotë se nuk ka zgjidhje tjetër veçse ta lërë atë, gjë që është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet.

“Unë ende e dua atë, por në fund të fundit nuk jam e dashuruar çmendurisht pas tij”, përfundoi britanikja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
OKB-ja do të votojë mbi rezolutën që e

OKB-ja do të votojë mbi rezolutën që e "ringjall" ofertën e Palestinës për anëtarësim, Rusia "nën ethe" se edhe Kosova po shkon drejt asaj rruge

Botë
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Departamenti amerikan i Shtetit me një raport

Departamenti amerikan i Shtetit me një raport "shumë kritik ndaj Izraelit"

Botë
Në rast të një lufte NATO-Rusi, admirali amerikan tregon se cila duhet të jetë lëvizja e parë e Aleancës

Në rast të një lufte NATO-Rusi, admirali amerikan tregon se cila duhet të jetë lëvizja e parë e Aleancës

Evropa
Tajvani goditet nga tërmeti

Tajvani goditet nga tërmeti

Botë
Agjencia palestineze e OKB-së thotë se izraelitët i vunë zjarrin selisë qendrore në Jerusalem

Agjencia palestineze e OKB-së thotë se izraelitët i vunë zjarrin selisë qendrore në Jerusalem

Botë
Kalo në kategori