LAJMI I FUNDIT:

Kontigjenti i FSK-së do të marrë pjesë në stërvitjen ushtarake në Belize

Kontigjenti i FSK-së do të marrë pjesë në stërvitjen ushtarake në Belize

Forca e Sigurisë së Kosovës me një kontingjent do të marrë pjesë në stërvitjen ushtarake që do të realizohet në Belize.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, kjo do të bëhet në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar,


Tutje, bëhet e ditur se kontingjenti i FSK-së ka përfunduar trajnimin para dislokimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

“Ky trajtim është realizuar në bazën ushtarake-detare në Kepin e Palit me qëllim të përgatitjes në aspektin operacional dhe taktik për të përfaqësuar vendin tonë dhe për të treguar aftësitë profesionale dhe ndërvepruese me partnerët pjesëmarrës në ushtrim”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/