LAJMI I FUNDIT:

Nota verbale për Manastirin, Abazi: Jam shkarkuar sepse s’do të lejoja që një letër e tillë të dërgohej në Këshillin e Evropës

Nota verbale për Manastirin, Abazi: Jam shkarkuar sepse s’do të lejoja që një letër e tillë të dërgohej në Këshillin e Evropës

Deputeti Haki Abazi, që dikur ishte pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka publikuar notën verbale që ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e ka dërguar në Strasburg.

Në dokumentin e dorëzuar nga ministrja Gërvalla, theksohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për të autorizuar Agjencinë Kadastrale të Kosovës që të transferojë 24 hektarë tokë në posedim të Manastirit të Deçanit, është në përputhje me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

E deputeti Abazi ka thënë se arsyeja pse është shkarkuar nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në shkurt të vitit të kaluar, është se “në asnjë mënyrë nuk do të lejoja që këto paturpësi të kalonin dhe një letër e tillë të dërgohej në Këshillin e Evropës”.


Kjo është nota verbale që Gërvalla e dërgoi në Strasburg për Manastirin e Deçanit
Lexo po ashtu Kjo është nota verbale që Gërvalla e dërgoi në Strasburg për Manastirin e Deçanit

“Edhe Fadil Hoxha ka menduar si këta sot kur ka qëndruar në anën e atyre që kanë dhënë urdhër për të vrarë Shaban Polluzhën, Mehmet Gradicën dhe gjithë shqiptarët që nuk kanë pranuar kushtet e Serbisë dhe kanë luftuar kundër okupimit sllavo-komunist!”, ka shkruar ai në Facebook.

“Dy ditë pas sulmit që Vuçiq bëri kundër emrit tim, në Parlamentin Serb, Kurti ka dhënë urdhër për shkarkimin tim nga Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Ky urdhër është zbatuar nga Mimoza Kusari dhe është ekzekutuar nga Glauk Konjufca, dy herë pasi që herën e parë kanë dështuar të mbledhin numrat e të gjithë deputetëve. Kjo është bërë sepse në asnjë mënyrë nuk do të lejoja që këto paturpësi të kalonin dhe një letër e tillë të dërgohej në Këshillin e Evropës”, ka shtuar Abazi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori