LAJMI I FUNDIT:

Shkon në falimentim kompania që duhej të ndërtonte fabrikë për prodhimin makinave elektrike në Tetovë

Shkon në falimentim kompania që duhej të ndërtonte fabrikë për prodhimin makinave elektrike në Tetovë

Kompania gjermane “NEkst e.go”, e cila duhej të ndërtonte fabrikë në Tetovë për prodhimin e makinave elektrike dhe që u paralajmërua si investim i familjes Destani, ka dorëzuar kërkesë për falimentim.

Kompania njoftoi se vendimi për të dorëzuar kërkesë për falimentim është sjellë për shkak të ngjarjeve negative dhe sfidave në industrinë e makinave elektrike, si dhe jostabilitetit të kapitalit të tregut.


një njoftim, “E.Go” ka shkruar se ka dorëzuar kërkesë për falimentim në gjykatën e qarkut në Ahen të Gjermanisë. Ndërsa të premten, rreth 320 të punësuar në kompani janë informuar për situatën dhe hapat e radhës.

Ndryshe, edhe drejtoria për Zonat e Zhvillimit Industrial Teknologjik (ZZHIT), si përfaqësues i Qeverisë së RMV-së në Marrëveshjen për dhënien e ndihmës shtetërore me kompaninë “e.Go” njoftoi se ka pezulluar zbatimin e Marrëveshjes dhe çdo procedurë e parashikuar për ndarjen e fondeve publike.

Pezullohet ndihma shtetërore për “E-Go”, kompania “mëmë” në Gjermani ka paraqitur kërkesë për falimentim
Lexo po ashtu Pezullohet ndihma shtetërore për “E-Go”, kompania “mëmë” në Gjermani ka paraqitur kërkesë për falimentim

“Pezullimi i dhënies së ndihmës shtetërore vjen pas marrjes së informacionit publik në lidhje me kërkesën e paraqitur për falimentimin e kompanisë “mëmë” në Gjermani. Kërkesa është dorëzuar në gjykatat kompetente në këtë vend. Me këtë, Drejtoria për ZZHIT, si përfaqësuese e Qeverisë, aktivizon mekanizmat mbrojtës në kontratën e nënshkruar, të cilat parashikojnë edhe këto rrethana (falimentim, likuidim), si parakusht për ndalimin e dhënies së ndihmës shtetërore”.

“Duke marrë parasysh interesin e qytetarëve, informojmë gjithashtu se pavarësisht kërkesave të parashtruara nga investitori, deri më tani nuk i janë ndarë fonde kompanisë”, njoftuan nga drejtoria e ZZHIT./Telegrafi/

Kovaçevski: Investimi shumëmilionësh dhe vetura elektrike “E-Go” është angazhimi ynë për gjeneratat e ardhshme
Lexo po ashtu Kovaçevski: Investimi shumëmilionësh dhe vetura elektrike “E-Go” është angazhimi ynë për gjeneratat e ardhshme

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori