LAJMI I FUNDIT:

Edhe një zyrtar tjetër i lartë i kompanisë ruse të naftës dhe gazit Lukoil, gjendet i vdekur

Edhe një zyrtar tjetër i lartë i kompanisë ruse të naftës dhe gazit Lukoil, gjendet i vdekur

Vitaly Robertus, 54-vjeç, zëvendëspresident i kompanisë ruse të naftës dhe gazit Lukoil, është gjetur i vdekur.

Ai është zyrtari i katërt i lartë i Lukoil që ka vdekur që nga pushtimi rus i Ukrainës, transmeton Telegrafi.

“Jemi thellësisht të pikëlluar t’ju njoftojmë se Vitaly Vladimirovich Robertus, zëvendëspresident i kompanisë, ndërroi jetë befasisht në moshën 54-vjeç”, u tha në kumtesë.


Scholz tregon edhe njëherë pse është kundër dërgimit të raketave të fuqishme Taurus në Ukrainë
Lexo po ashtu Scholz tregon edhe njëherë pse është kundër dërgimit të raketave të fuqishme Taurus në Ukrainë

Vladiir Nekrasov, kryetar i bordit të drejtorëve të Lukoil, ndërroi jetë në tetor të vitit të kaluar si pasojë e “problemeve me zemër”.

Nekrasov kishte zëvendësuar Ravil Maganovin, ish-drejtorin e bordit – i cili gjithashtu humbi jetën pasi kishte rënë nga dritarja e spitalit në Moskë në gusht të vitit 2022.

E Alexander Subbotin, ish-drejtori i kompanisë, vdiq në maj të vitit 2022, kur trupi i tij i pajetë u gjet në një shtëpi private.

Sipas hetimeve ishte konstatuar se Suboton kishte vdekur “nga problemet me zemër”. /Telegrafi/