LAJMI I FUNDIT:

Miratohet projektligji që mund ta ndalojë TikTok-un në SHBA

Miratohet projektligji që mund ta ndalojë TikTok-un në SHBA

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të mërkurën legjislacionin që mund të ndalojë TikTok në Shtetet e Bashkuara pas shfaqjes së shqetësimeve në lidhje me pronësinë kineze të platformës së ndarjes së videove.

Projektligji, i cili kaloi me një votim dypartiak 352-65, kërkon që aplikacioni të ndahej nga kompania mëmë kineze, ByteDance, brenda 180 ditëve ose të përballet me një ndalim në dyqanet e aplikacioneve amerikane.

Masa tani pritet të kalojë në Senatin amerikan, ku përballet me një të ardhme të pasigurt, raporton cnn.


Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se do ta nënshkruante projektligjin nëse ai kalon të dy dhomat.

Në një deklaratë, TikTok tha se vëmendjen e ka zhvendosur në Senat, ku fati i legjislacionit është i paqartë.

“Ky proces ishte i fshehtë dhe ligji u miratua për një arsye: ndalimi i platformë”, tha një zëdhënës i TikTok dhe shtoi se “ne shpresojmë që Senati do të marrë parasysh faktet, do të dëgjojë zgjedhësit e tyre, dhe do të kuptojë ndikimin në ekonominë, 7 milionë biznese të vogla dhe 170 milionë amerikanë që përdorin shërbimin tonë”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Teknologji
Gjenerata e smartphone-ve Z - Karakteristikat më të papara që kanë në themel Inteligjencën Artificiale

Gjenerata e smartphone-ve Z - Karakteristikat më të papara që kanë në themel Inteligjencën Artificiale

Teknologji
OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

Teknologji
Meta pranon të paguajë 25 milionë dollarë për të zgjidhur padinë me Donald Trump për pezullimin e llogarisë

Meta pranon të paguajë 25 milionë dollarë për të zgjidhur padinë me Donald Trump për pezullimin e llogarisë

Teknologji
‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

Teknologji
DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

Teknologji
Kalo në kategori