Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi, ka shprehur pakënaqësi të madhe pas veprimit të fundit të Qeverisë së Albin Kurtit lidhur me Manastirin e Deçanit.
Në një deklaratë në Facebook, Azemi ka kritikuar ashprisht vendimin e Qeverisë për të urdhëruar Agjencinë Kadastrale që të regjistrojë pronën në emër të Manastirit të Deçanit.
“Edhe një kauzë e rrejshme e Albin Kurtit ra,” tha Azemi, i cili shton se kryeministri Kurti ka vepruar në mënyrë të kundërt me atë që ai propagandonte kur ishte opozitar.
Sipas Azemit, Kurti ka treguar se ka urdhëruar regjistrimin kadastral të pronës së Manastirit të Deçanit gjatë mbledhjes së fundit të Qeverisë, duke i injoruar paralajmërimet e mëhershme dhe duke mashtruar qytetarët për të ardhur në pushtet.
“Kurti e dinte mirë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm për zbatim, por me vetëdije zgjodhi të mashtronte qytetarët,” u shpreh Azemi.
Ai përshkruan këtë veprim si jo të befasishëm, duke e cilësuar Kurtin si një individ që ka përmbysur premtimet e tij prej 16 vitesh si opozitar.
“Fatkeqësia është se veprimet e tij kanë sjellë dhe po sjellin dëme të mëdha,” thotë ai
Sipas tij, qeverisja e Kurtit do të jetë jo vetëm e dobët, por edhe më e rrezikshmja që Kosova ka njohur në periudhën pasluftë, duke sugjeruar se vendime të tilla do të kenë pasoja afatgjata për shtetin e Kosovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore
Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë
Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend