LAJMI I FUNDIT:

Dyshime për keqpërdorimin e ligjit të sponsorizimit, ZKA del me detaje se si gjysmë milioni euro nuk u transferuan te klubet

Dyshime për keqpërdorimin e ligjit të sponsorizimit, ZKA del me detaje se si gjysmë milioni euro nuk u transferuan te klubet

Drejtoresha e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), Vlora Spanca ka folur për të gjitha keqpërdorimet e parave të marra nga ligji i sponsorizimit për sport. Ajo i ka lënë shumë faj Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Spanca ka konfirmuar se 490 mijë euro nuk janë transferuar fare te klubet sportive, ndërsa MKRS nuk ka bërë asnjë monitorim gjatë periudhës 2020-22.

Drejtoresha e ZKA ka theksuar gjithashtu se për adresimin e këtyre çështjeve të trajtuara në raport, nga ZKA janë dhënë 10 rekomandime për dy institucione.


“Konkluzioni i auditimit është se aktivitetet e subvencionuara dhe sponsorizuara nga kompanitë private për sportin nuk i arrijnë qëllimet e tyre dhe nuk realizohen siç duhet. MKRS nuk ka arritur të miratojë strategjinë për zhvillimin e sportit, Praktikat me të cilat vepron MKRS për subvencionimin dhe lejimin e sponsorizimeve të kompanive private për organizatat sportive nuk ofrojnë qëllime të qarta për shfrytëzimin e fondeve. Ka munguar mbikëqyrja dhe monitorimi i proceseve të sponzorizimit të sportit nga ana e MKRS-së dhe Administratës Tatimore të Kosovës, përkundër kërkesave ligjore që rregullon Ligji për sponsorizim”, ka thënë fillimisht Spanca.

MKRS-ja publikon shifrat e përfitimit të sportit nga ligji i sponsorizimit
Lexo po ashtu MKRS-ja publikon shifrat e përfitimit të sportit nga ligji i sponsorizimit

“Për më tepër, ekziston një mungesë e dukshme e dëshmive që vërtetojnë se kontributet financiare në mënyrë efektive kanë përmirësuar cilësinë e sportit në Kosovë. Nuk ka dëshmi që sigurojnë se fondet janë shpenzuar, pra nuk ka një sistem që verifikon se aktivitetet janë realizuar në terren ashtu siç ishin planifikuar. Po ashtu MKRS gjatë periudhës 2020-2022 nuk ka zhvilluar asnjë monitorim. Kjo mungesë e monitorimit ka lënë hapësira për dyshime në lidhje me përdorimin e efektshëm të burimeve publike dhe realizimin e synimeve të interesit publik”.

“Fondet e sponsorizimit nuk kanë arritur qëllimet për ngritje të cilësisë së sportit në vend. Kemi gjetur se një pjesë e këtyre fondeve përdoren shpesh për qëllime të marketingut të kompanive të sponsorizuara, duke rrezikuar që fondet mos të përdoren për interesin publik”.

“Sponsorizimi dhe lirimi i 30% të tatimit në fitim për kompanitë private ka rezultuar me shmangie tatimore. Nga 45 mostrat e testuara kemi gjetur se mbi 490 mijë euro nuk janë transferuar fare tek klubet sportive si sponosorizim nga kompanitë private edhe pse në Administratën Tatimore të Kosovës kompanitë kishin raportuar se i kishin dhënë këto mjete për sponsorizim”, ka shtuar e para e ZKA-së.

Dhjetë federatat me përfitimet më të mëdha nga sponsorizimi – FBK i prinë listës, FFK asnjë cent
Lexo po ashtu Dhjetë federatat me përfitimet më të mëdha nga sponsorizimi – FBK i prinë listës, FFK asnjë cent

“Për më tepër këto kompani sponsorizuese janë liruar nga tatimi dhe si rrjedhojë nuk i kanë paguar tatim shtetit. Përveç kësaj, klubet sportive kanë përfituar sponsorizim mbi 1 (një) milion euro nga kompanitë private e për të cilat nuk kanë pasur vërtetim për sponsorizim nga ana e MKRS-së. Mungesa e koordinimit ndërmjet MKRS-së dhe Administratës Tatimore ka bërë që mos të ketë kontroll të duhur për shumat e sakta që duhet tatuar dhe liruar nga tatimi”.

“Në anën tjetër, Organizatat sportive gjatë viteve 2020-2022, nuk kanë raportuar për shpenzimet e subvencioneve në vlerë prej 3.5 milionë euro të financuara nga MKRS. Përveç financimeve me memorandume dhe me thirrje, MKRS financon organizatat sportive edhe pa thirrje publike, vetëm me kërkesa drejtuar Ministrisë, formë të cilën nuk e ka të paraparë në ligje dhe rregullore”.

Dhjetë klubet sportive me më së shumti të hyra nga sponsorizimi në vitin 2023
Lexo po ashtu Dhjetë klubet sportive me më së shumti të hyra nga sponsorizimi në vitin 2023

“Për më shumë, një nga Organizatat Joqeveritare përfituese e projektit “databaza sportive në Kosovë” nuk ka dorëzuar produktin/raportin final me kohë për të cilin Ministria kishte paguar 121,430 euro. Për më shumë, edhe pas dorëzimit të produktit, Ministria nuk e ka shqyrtuar dhe as pranuar të njëjtin përmes komisionit për të vlerësuar apo maksimizuar përfitimin nga ky projekt. Për pasojë, vlera për paranë e shpenzuar nuk është materializuar”.

“Për adresimin e këtyre çështjeve të trajtuara në raport, nga ZKA janë dhënë 10 rekomandime për dy institucione. 6 rekomandime për MKRS, 2 rekomandime për ATK-në dhe 2 të përbashkëta për të dy institucionet”, përfundoi Spanca. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Ndërkombëtare
Vetëm 13 lojtarë të Barcelonës paraqiten në stërvitje

Vetëm 13 lojtarë të Barcelonës paraqiten në stërvitje

La Liga
Ruben Amorim zbulon arsyen e vërtetë pse e përjashtoi Van Nistelrooy nga stafi i trajnerëve

Ruben Amorim zbulon arsyen e vërtetë pse e përjashtoi Van Nistelrooy nga stafi i trajnerëve

Premier League
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Tre yjet e Barcelonës që i kërkuan klubit të mos nënshkruajë me Rashford

Tre yjet e Barcelonës që i kërkuan klubit të mos nënshkruajë me Rashford

La Liga
Kalo në kategori