LAJMI I FUNDIT:

Realizohet ekstradimi i parë nga Dubai drejt Shqipërisë

Realizohet ekstradimi i parë nga Dubai drejt Shqipërisë

Finalizohet esktradimi i parë nga Dubai drejt Shqipërisë.

Kanë qënë bashkëpunimi dhe marrëveshjet e ministrit të Brendshëm Taulant Balla me homologët në Dubai që i kanë dhënë dritën jeshile për ekstradimin e personave që kërkohen nga drejtësia në Shqipëri dhe fshiheshin prej kohësh në Dubai.


Këtë të mërkurë pritet që të mbërrijë në Rinas rreth orës 11:00 Bruno Çobo. Ky i fundit akuzohet nga SPAK se në bashkëpunim me 16 persona të tjerë kanë arritur që të mashtrojnë mijëra qytetarë italianë duke përfituar miliona euro.

Balla takon Sekretarin e Interpolit në Francë, kërkon ekstradimin drejt Shqipërisë të bosëve të krimit nga Dubai dhe Amerika Latine
Lexo po ashtu Balla takon Sekretarin e Interpolit në Francë, kërkon ekstradimin drejt Shqipërisë të bosëve të krimit nga Dubai dhe Amerika Latine

Kjo është hera e parë që në Shqipëri esktradohet një person i shumë kërkuar nga Dubai. Ndërkohë pritet që në vijim të esktradohen edhe personazhe të tjera të botës së krimit. Ekstradimet nga ky vend janë paralajmëruar edhe më herët nga ministri Balla për t’i dhënë fund arratisjes së personave që kërkohen për krime të rënda dhe fshiheshin në Dubai.

Kujtojmë se SPAK dërgoi për gjykim 17 persona të cilët akuzohen se zhvatën 4.7 milionë euro nga 1200 italianë e i investuan në kriptovalutë. Sipas SPAK grupi kriminal menaxhonte Call Center-a në Tiranë, mashtronin për investim në bursë. Vetëm një italiani i vodhën 700 mijë euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me

Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me "kërkesat" për Asociacionin?

Lajme
Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Lajme
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
Kalo në kategori