LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria shënoi rekord në Evropë për turizmin në 2023 me rritjen më të lartë të net-qëndrimeve

Shqipëria shënoi rekord në Evropë për turizmin në 2023 me rritjen më të lartë të net-qëndrimeve

Shqipëria ka shënuar një lulëzim të vërtetë turistik në vitin 2023, si për turizmin e brendshëm ashtu dhe atë të të huajve.

Të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat për net-qëndrimet në akomodimet turistike për gjithë Evropën tregojnë se netët e kaluara në hotele e struktura të ngjashme në 2023 u rritën në Shqipëri me 56.8% në krahasim me vitin 2022, ndërsa ishin 84.7% më të larta se në 2019-n, përpara se të fillonin kufizimet e pandemisë.


Në krahasim me mesataren e Bashkimit Evropian por dhe me shtetet e tjera të Evropës rritja është shumë e lartë. Bashkimi Evropian pa një zgjerim prej 6.1% të net-qëndrimeve në 2023 në raport me 2022-n, ndërsa në krahasim me 2019-n me 1.4%.

Shteti i dytë më rritjen më të lartë të net-qëndrimeve pas Shqipërisë është Malta me 20.5% dhe Qipro me 20%, në krahasim me 2022-n. Të dhënat për Malin e Zi nuk janë të disponueshme.

Rritje të lartë u shënua si për turistët e brendshëm ashtu dhe ato ndërkombëtarë. Në 2023, net-qëndrimet e vizitorëve ndërkombëtare në Shqipëri u rritën me 81.7%, nga -0.3% që ishte ndryshimi për Bashkimin Evropian. Shteti i dytë me ecurinë më të mirë të net-qëndrimeve të vizitorëve ndërkombëtare ishte Serbia me 39.3%.

Net-qëndrimet nga vizitorët vendas në Shqipëri u rritën me 90.3%, nga 2.8% mesatarja e Bashkimit Evropian, ndërsa vendin e parë e zuri Islanda, me 109.3%.

Europa, turizmi gjallërohet ngadalë

Sipas Eurostat, në vitin 2023, numri i netëve të kaluara në strukturat akomoduese turistike në Bashkimin Evropian arriti në 2.9 miliardë, një rritje me 6.1% krahasuar me vitin 2022 dhe një rritje prej 1.4% krahasuar me periudhën e para pandemisë në 2019.

Në vitin 2023, 24 nga 25 vende të BE-së me të dhëna të disponueshme tejkaluan nivelet e vitit 2022 për sa i përket netëve të kaluara. Rritje më të lartë u regjistruan në Maltë dhe Qipro, ku të dyja vendet shënuan një rritje prej 20% në netët e kaluara krahasuar me vitin 2022, e ndjekur nga Sllovakia me një rritje prej 16%. Një rënie e vogël në numrin e netëve është regjistruar në Luksemburg (-1%).

Sllovakia dhe Çekia shënuan rritjen më të lartë për sa i përket netëve të kaluara nga vizitorët ndërkombëtarë, me të dyja vendet që përjetuan një rritje prej 29% në 2023 krahasuar me 2022. Pas tyre vijnë Holanda dhe Rumania, secila me një rritje prej 23%. Në ana e kundërt, Luksemburgu pa një numër të qëndrueshëm netësh të kaluara nga vizitorët ndërkombëtarë (0%), ndërsa Kroacia regjistroi një rritje modeste prej 2%.

Për sa i përket vizitorëve vendas, Greqia shënoi rritjen më të lartë në numrin e netëve të kaluara, me një rritje prej 13% në 2023 krahasuar me 2022, e ndjekur nga Sllovakia (+11%) dhe Bullgaria (+9%). Rënia më e madhe në netët e kaluara nga vizitorët vendas u vu re në Slloveni (-17%), Hungari (-5%) dhe Luksemburg (-4%).

Tejkalimi i niveleve para pandemisë në 2023

Deri në maj 2022, numri i netëve të kaluara në akomodime turistike iu afrua niveleve para pandemisë. Në vitin 2023, vetëm marsi (-4%), qershori (-2%), korriku (-1%) dhe nëntori (-1%) dëshmuan një rënie në numra krahasuar me vitin 2019. Pavarësisht këtyre luhatjeve, tendenca e përgjithshme për vitin 2023 tregoi një rritje në numrin total të netëve të kaluara, duke arritur një numër rekord netësh dhe duke iu afruar shifrës 3 miliardë netë në vit.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Lajme
Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta

Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta

Drejtësi

"Avokati Mëngjesi në gjendje të rëndë", mjeku: Ka dëmtim të trurit, vendimtare 72 orët pasuese

Lajme
Pse nuk po gjykohen në liri Thaçi dhe të tjerët, flasin juristët

Pse nuk po gjykohen në liri Thaçi dhe të tjerët, flasin juristët

Drejtësi
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Ahmeti: Cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër

Ahmeti: Cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër

Politikë
Kalo në kategori