LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i mjekëve palestinezë që pretendojnë se ushtarët izraelitë i rrahën dhe poshtëruan gjatë bastisjes në spital

Rrëfimi i mjekëve palestinezë që pretendojnë se ushtarët izraelitë i rrahën dhe poshtëruan gjatë bastisjes në spital

Personeli mjekësor palestinez në Gaza i kanë thënë BBC-së se u janë mbyllur sytë, arrestuar dhe detyruar të zhvishen dhe vazhdimisht të rrihen nga trupat izraelite, të cilët kishin kryer bastisje gjatë muajit të kaluar në spitalin ku ata punojnë, shkruan BBC.

Ahmed Abu Sabha, mjek në spitalin Nasser, ka përshkruar momentin kur për një javë është mbajtur  në paraburgim, ku ai thotë se i janë vërsulur qentë dhe dorën ia thyen ushtarët izraelitë, transmeton Telegrafi.


Rrëfimi i tij përputhet pothuajse qind për qind me ato të dy mjekëve tjerë, që deshën të mbesin anonim nga frika se mund ta pësojnë më keq pas intervistimit.

Ata i thanë BBC se janë poshtëruar, rrahur, lagur me ujë të ftohtë dhe janë detyruar të gjunjëzohen në pozicione të papërshtatshme.

BBC ka kontaktuar IDF-në izraelite për të kërkuar ndonjë koment lidhur me këto pretendime. Ata deri më tani nuk janë përgjigjur, por kanë mohuar se personeli mjekësor të jetë lënduar gjatë operacioneve të IDF-së.

IDF-ja kishte kryer bastisje në spitalin në jug të Khan Younis. Që ishte një ndër spitalet e pakta në Rripin e Gazës që ishte funksional deri më 15 shkurt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
OKB-ja do të votojë mbi rezolutën që e

OKB-ja do të votojë mbi rezolutën që e "ringjall" ofertën e Palestinës për anëtarësim, Rusia "nën ethe" se edhe Kosova po shkon drejt asaj rruge

Botë
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Departamenti amerikan i Shtetit me një raport

Departamenti amerikan i Shtetit me një raport "shumë kritik ndaj Izraelit"

Botë
Në rast të një lufte NATO-Rusi, admirali amerikan tregon se cila duhet të jetë lëvizja e parë e Aleancës

Në rast të një lufte NATO-Rusi, admirali amerikan tregon se cila duhet të jetë lëvizja e parë e Aleancës

Evropa
Tajvani goditet nga tërmeti

Tajvani goditet nga tërmeti

Botë
Agjencia palestineze e OKB-së thotë se izraelitët i vunë zjarrin selisë qendrore në Jerusalem

Agjencia palestineze e OKB-së thotë se izraelitët i vunë zjarrin selisë qendrore në Jerusalem

Botë
Kalo në kategori