LAJMI I FUNDIT:

Akuzat për trafikim seksual – Andrew Tate dhe vëllai i tij arrestohen në Rumani

Akuzat për trafikim seksual – Andrew Tate dhe vëllai i tij arrestohen në Rumani

Influencuesi i famshëm, Andrew Tate dhe vëalli i tij, Tristan, janë arrestuar në Rumani mbi akuzat për agresion seksual.

Vëllezërit u arrestuan mbrëmjen e së hënës me akuza që datojnë midis 2012 dhe 2015.

Atyre iu dorëzua urdhër-arresti i lëshuar nga Gjykata e Magjistraturës Westminster në Londër.

Andrew Tate dhe vëllai i tij, Tristan

Andrew, 37 vjeç dhe Tristan, 35 vjeç, mohojnë të gjitha akuzat kundër tyre.

Andrew Tate lirohet nga arresti shtëpiak, por nuk do të lejohet të largohet nga Rumania mes akuzave për trafikim seksual
Lexo po ashtu Andrew Tate lirohet nga arresti shtëpiak, por nuk do të lejohet të largohet nga Rumania mes akuzave për trafikim seksual

Vëllezërit po përballen me akuza për përdhunim dhe trafikim njerëzor në Rumani, ku ata jetojnë, dhe më parë kishin qenë në burg dhe më vonë në arrest shtëpie që kur u ndaluan në dhjetor 2022.

Ata u akuzuan së bashku me dy gra rumune si pjesë e grupit të dyshuar të krimit të organizuar.

Andrew Tate dhe vëllai i tij, Tristan

Pretendohet se të katër formuan grupin në vitin 2021 për të kryer trafikim njerëzor në Rumani dhe vende të tjera – përfshirë ShBA-në dhe Britaninë e Madhe.

Tate fitoi një apel në gusht 2023 për t’u liruar nga arresti shtëpiak pasi ai pret gjykimin në një datë që ende nuk është vendosur.

Andrew Tate dhe vëllai i tij, Tristan

Vëllezërit u thanë se mund të udhëtonin kudo brenda Rumanisë, por nuk mund të largoheshin nga vendi.

Tate, një ish-kikboksier dhe garues i Big Brother, fitoi miliona fansa në rrjetet sociale vitet e fundit.

Andrew Tate

Ai ka 8.9 milionë ndjekës në X, dikur Twitter, por është ndaluar në disa platforma të tjera duke përfshirë TikTok për pikëpamjet e tij mizogjene. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Lojtarët e Zvicrës festuan fitoren me familjarët e tyre - të afërmit e Granit Xhakës në tribuna, spikat gruaja shqiptare e Renato Steffen

Lojtarët e Zvicrës festuan fitoren me familjarët e tyre - të afërmit e Granit Xhakës në tribuna, spikat gruaja shqiptare e Renato Steffen

Magazina
Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Magazina
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci shijojnë pushimet në Spanjë

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci shijojnë pushimet në Spanjë

Magazina
Pas pushimeve në Maldive, Diola Dosti dhe Erolld Belegu vizitojnë qytetin e bukur të Ulqinit

Pas pushimeve në Maldive, Diola Dosti dhe Erolld Belegu vizitojnë qytetin e bukur të Ulqinit

Magazina
Vesa Smolica vihet në siklet kur pyetet nëse ka pasur ndjenja për Romeo Veshajn

Vesa Smolica vihet në siklet kur pyetet nëse ka pasur ndjenja për Romeo Veshajn

Magazina
Tifozja e Anglisë del me një premtim: Kam plane të mëdha nëse fitojmë në Euro 2024

Tifozja e Anglisë del me një premtim: Kam plane të mëdha nëse fitojmë në Euro 2024

Magazina
Kalo në kategori