LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i përket pajisjeve që do të veshë klubi më i madh në botë dhe tashmë ka dalë në publik shfaqja e tri fanellave për sezonin 2024/25.

Gazeta Marca njoftoi se fanella e tretë e Realit për sezonin e ardhshëm do të jetë kafe, një ngjyrë që Los Blancos nuk e kanë veshur kurrë gjatë traditës së tyre të pasur 122-vjeçare.


Natyrisht, nuk ka përjashtime për fanellat në shtëpi, pasi ajo kryesorja do të jenë sërish në të bardhë, fanella e dytë do të jetë portokalli dhe e treta do të jetë kafe.

Real Madridi deri më tani përdorte të bardhën, të kaltrën e errët dhe vjollcën për ngjyrat e fanellave, por këtë herë vendosi të bënte një kthesë të vogël në këtë fushë.

Ngjyra portokalli është parë tashmë në sezonin triumfues të La Decima, ndërsa ngjyra e fanellës së tretë po cilësohet revolucionare.

Ngjyra portokalli është e njohur për Real Madridin

Në fanellën kafe në sezonin e ardhshëm pritet të shohim edhe Kylian Mbappen, i cili do të kalojë te Real Madridi nga Paris Saint Germain si futbollist i lirë, pasi t’i skadojë kontrata.

Bashkëpunimi mes Real Madridit dhe kompanisë Adidas, si një nga markat kryesore në botë, vazhdon që nga viti 1998 dhe kontrata aktuale është e vlefshme deri në vitin 2028 dhe nga ajo Klubi Mbretëror fiton rreth 150 milionë euro në vit. /Telegrafi/

Ngjyra e fanellës së tretë

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp zbuloi tre lojtarë që do të nënshkruante në Liverpool nëse do të kishte një buxhet të pakufizuar

Jurgen Klopp zbuloi tre lojtarë që do të nënshkruante në Liverpool nëse do të kishte një buxhet të pakufizuar

Premier League
Fabrizio Romano zbulon se sa do të jetë paga e Marescas te Chelsea

Fabrizio Romano zbulon se sa do të jetë paga e Marescas te Chelsea

Premier League
Zotimi i parë i Kompanys si trajner i Bayernit

Zotimi i parë i Kompanys si trajner i Bayernit

Bundesliga
Newcastle gati të fillojë rinovimin e ekipit, largon 11 lojtarë nga skuadra

Newcastle gati të fillojë rinovimin e ekipit, largon 11 lojtarë nga skuadra

Premier League
Konfirmohet rimeçi Fury-Usyk, zbulohet data

Konfirmohet rimeçi Fury-Usyk, zbulohet data

Boks
“Jam krenar”, fjalët e para të Flick si trajner i Barcelonës

“Jam krenar”, fjalët e para të Flick si trajner i Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori